nasa

Epoka jonë po digjet nga temperaturat

Më të rejat

Foto: NASA – Fotografi astronaut (ISS053-E-2095) ka bërë këë fotot nga Stacioni Ndërkombëtarë i Hapësirës me 3 shtator 2017 ne rrezete para te mengjesit mbi ujin e liqenit Superior.

Gjatë kësaj vere një pjesë e mirë e Evropës po përballet me serinë e të nxehtit ekstrem, dy studime të ndryshme analizojnë 2000 vite të tendencave të historisë klimatike të planetit tonë.

Studiuesit përdoren të dhënat e temperaturave të mbledhura nga rreth 700 tregues, që nga unazat e pemëve, tubat e akullit, sedimentet e liqeneve, koralet e deri tek termometrat modern.

Gjatë 2000 viteve të fundit, temperaturat botërore nuk ishin rritur kurrë kaq shpejtë sa tani, sipas të dhënave të publikuara. Ekspertët, do të heqin të gjitha dyshimet tek skeptikët ndaj ngrohjes globale, kanë njoftuar eskpertët e Universitetit të Bernës.

Përfundimet e tyre janë të qarta dhe në asnjë çast që prej fillimit të epokës sonë, temperaturat nuk janë rritur kaq shpejt dhe kaq rregullisht sa në fund të shekullit XX. Kur pas luftës, prodhimi dhe konsumi arritën nivele të paprecedenta.

“Ky rezultat thekson karakterin e jashtëzakonshëm të ndryshimit klimatik aktual”, shpjegon Raphael Neukom i Universitetit të Bernës në Zvicër, bashkautor i studimit.

Këto studime pritet që t’i japin fund dyshimeve të skeptikëve ndaj ndryshimit klimatik që pretendojnë se ngrohja globale që po vëzhgohet aktualisht është pjesë e një cikli natyror, thekson Mark Maslin i “University College London”.

Leave a Reply