Transporti ekologjik në Tiranë
Foto: ATSH
Këshilli i Ministrave miratoi sot marrëveshjen e financimit mes Shqipërisë dhe KFW në kuadër të projektit të transportit të gjelbër në Tiranë.
Në këtë marrëveshje Shqipëria përfaqësohet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (Marrësi), Bashkia Tiranë (Agjencia zbatuese e projektit).
Kjo marrëveshje mes Shqipërisë dhe KFW Frankfurt am Main (KFW), konsiston në shërbimet e ekspertit ndaj agjencisë zbatuese të projektit, në kuadër të projektit të transportit të gjelbër në Tiranë, që financohen nga një fond i veçantë i siguruar nga qeveria Federale Gjermane, me një grant në shumën 1 670 000 (një milion e gjashtëqind e shtatëdhjetë mijë) euro, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë pas botimit në fletoren zyrtare./ATSH