Efektet e ndryshimeve klimatike edhe në futboll
Disa shembuj të problemeve të nxitura nga ditët gjithnjë e më të nxehtë, u shfaqën edhe në këtë periudhë, me ndeshjet e Kupës së Botës në futboll për femra, që po zhvillohet në Francë, dhe në Kupën Afrikane të Kombeve, që u shoqëruan me temperatura shumë të larta.
”Performanca, koha e lojës dhe madje edhe përvoja e tifozëve po ndryshojnë”, sipas revistës ”Scientific American”, sipas së cilës shëndeti i lojtarëve dhe lojtareve është gjithashtu i rrezikuar nga ditët gjithnjë e më të nxehta.
“Të luajturit në mot me temperatura të larta ka qenë gjithmonë një aspekt i futbollit, por tani gjërat janë të ndryshme”, komenton Mary Harvey, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës për Sport dhe të Drejtat e Njeriut dhe ish-portiere e kombëtares amerikane.
Në Egjipt, një lojtare nigeriane u shtrua në spital për dehidratim të rëndë gjatë stërvitjes.
“Ekziston një rrezik në rritje i lëndimeve të lidhura me nxehtësinë gjatë lojërave për shkak të faktit se ekipet kanë një numër të kufizuar zëvendësimesh. Ashtu siç ndodh me traumat e kokës, lojtarët po kërkojnë për të qëndruar në terren sa më gjatë që të jetë e mundur për të mirën e ekipit të tyre, në dëm të shëndetit “, thekson ajo.