220 dollarë gjobë për dy copa llastikë
Një person u gjobit me 300 dollarë të Singaporit (220 dollarë amerikanë) për hedhjen e dy llastikave në një rrugë publike në Singapor, sipas raporteve të medias lokale.
“Agjentët e AKM-së vëzhguan një njeri duke ecur drejt automjetit të tij dhe duke hedhur në rrugë njëra pas tjetrës dy llastikat”, tha agjencia në përgjigje të pyetjeve të Channel NewsAsia.
“Llastikët ranë në rrugë publike, kështu që oficerët tanë u informuan atë për krimin dhe gjobitën personin”, shtoi NEA.
Shkeljet në Singapor dënohen me gjoba dhe me punë të detyruar, çka detyron shkelësit të pastrojnë hapësirat publike nga tre deri në 12 orë.
Burimi: Ata