Greta Thunberg, adoleshentja simbol i lëvizjes mjedisore

Më të rejat

E tëra filloi me një vajzë – Greta Thunbergun. Sot miliona njerëz protestojnë kundër ndryshimeve të klimës

Ka kaluar më shumë se një vit e gjysmë qëkur Greta Thunberg ka filluar “Grevën klimatike të shkollës”.

Atëherë ishtë 15 vjeçe dhe mungonte nga shkolla për të protestuar para parlamentit suedez. duke i ftuar liderët botërorë që të ndërmarrin hapa konkretë në ruajtjen e mjedisit jetësor.

Edhe më tej i thërret po ata liderë, por në nivel global – ka folur edhe në Samitin për ndryshimet e klimës të KB-së në New York.

U ka thënë liderëve të botës se nuk po punojnë mjaft – fjalimin e saj e kanë transmetuar të gjitha mediet e botës. Fotografia e Gretës, deri sa e shikon Donald Trumpin – skeptikun e njohur kur është fjala për ndryshimet klimatike – është bërë virale.

Por, si arrit ajo që kaq shpejt nga një adoleshente e vetmuar suedeze të bëhet ikonë globale e luftës kundër ndryshimeve klimatike?

Të premteve për ardhmërinë

E tëra ka filluar kur kishte vendosur që çdo të premte, në vend se në shkollë, të drejtohej kah ndërtesa e parlamentit suedez.

Greta, më 20 gusht të vitit 2018 ka varur fotografinë e protestës – është ulur e vetme dhe ka mbajtur transparentin duke protestuar kundër ndryshimeve të klimës dhe duke kërkuar që pushteti të reagojë.

Katër ditë më herët ajo e kishte vënë në fanelën e saj fotografinë e aeroplanit dhe mbishkrimin alarmues – duke vendosur të mos fluturojë më me aeroplan për t’u zvogëluar dioksidi i karbonit.

Ajo është vegane dhe i ka bindur prindërit të pushojnë së ngrëni mish.

Thotë se si tetë vjeçe ka kuptuar se njerëzit vetë i kanë shkaktuar ndryshimet klimatike dhe se është tronditur pse politikanët nuk debatojnë për krizën, e cila mund ta ndryshojë plotësisht planetin Tokë.

Protesta e saj ka fituar vëmendje të medieve – një vajzë e re elokuente, e cila flet me pasion mbi temën e afërt për të dhe të rinjtë.

Pastaj i ka ftuar edhe të rinjtë tjerë anembanë botës të veprojnë njësoj.

Protesta me anë të rrjeteve shoqërore është rritur në lëvizjen e njohur me emrin Të premten, për të ardhmen.

Dita e protestës globale

Protestës gjatë një viti i janë bashkuar miliona nxënës anembanë botës, të cilët janë inspiruar me aktivizmin e Gretës.

Të premten më 20 shtator (vjet), ka ndodhur dita historike për grevën klimatike, kur miliona njerëz – të rinj e të vjetër anembanë Azisë, Afrikës, Evropës, Amerikës Veriore e Jugore – kanë dalë në rrugë.

Dhe ky nuk ishte vit u sukesshëm për fushatën e saj, por edhe për te vetë.

Greta ka mbajtur disa fjalime mbi ndryshimet klimatike.

Ajo është bërë njëra prej njerëzve më të rinj të nominuar për Çmimin Nobel për paqe.

Më herët, ajo është takuar me liderët britanikë dhe po ashtu i ka porositur zyrtarët e Bashkimit Evropian që ta harrojnë Brexitin dhe të përqendrohen në ndryshimet klimatike.

Thirrja e udhëheqësve botërorë

“M’i keni vjedhë ëndrrat dhe fëmijërinë me fjalët tuaja të thata”, ka porositur ajo pjesëmarrësit e Samitit për ndryshimet klimatike të KB-së në New York.

“E tëra është gabim. Nuk do të duhej të isha këtu. Duhej të isha në shkollë, në anën tjetër të oqeanit, e ju megjithatë kërkoni shpresë nga ne të rinjtë. Si keni guxim?”

Po ashtu, ajo ka kërkuar nga liderët botërorë që të regojnë me urgjencë, duke shtuar “Po ju vështrojmë”.

Çasti kur Gretës e Trumpit ju përpoçën shikimet

Rreth 60 liderë botërorë merrnin pjesë në mbledhjen njëditëshe, të cilën e kishte organizuar sekretari i përgjithshëm i KB-së, António Guterres.

Nuk pritej që presidenti amerikan Donald Trump, skeptik rreth ndryshimeve klimatike, të paraqitej në takim – por shkurtas u vërejt në publik.

Greta Thunberg u takua me të. Takimi është bërë viral.

“Personi më me ndikim në botë”

Revista Time në maj të vitit të kaluar e ka shpallur njërin ndër personat më me ndikim në botë.

Pas kësaj, në rrjetet shoqëore ajo ka shpërndarë një fotografi me fjalinë: “Tash po i drejtohem tërë botës”.

Grupi për të drejtat e njeriut Amnesty International në qeshor të po atij viti i ka ndarë shpërblimin për “Ambasadore të ndërgjegjes” në vitin 2019.

Madje ka incizuar edhe muzikë – ka debutuar me incizimin e një eseu për ndryshimet e klimës në albumin e ri të brendit 1975.

Ka praktikuar atë për çka angazhohet kur ka vendosur të mos fluturojë me aeroplan, dhe i ka hyrë një lundrimi dyjavor nga Britania deri në Amerikë për të marrë pjesë në dy samite për ndryshimet e klimës.

Po ashtu, është shpallur “Sjellësi i ndryshimeve kryesore sivjet” në ndarjen e çmimeve për “Mashkullin e vitit” të revistës GQ. Është gjendur në ballinën e botimit të tetorit të kësaj reviste.

Sindromi i Asperbergut

Para katër vitesh i është diagnostifikuar sindromi i Asperbergut, një lloj autizmi.

“Të jesh i ndryshëm është dhunti”, ka thënë për BBC-në. “Më ndihmon t’i vështroj gjërat nga një kënd tjetër. Nuk u jepem lehtë gënjeshtrave, mund ta shoh të vërtetën.Po të isha si gjithë të tjerët, nuk do ta filloja grevën për klimën.”

Për revistën Rollin Stone ka deklaruar se gruaja e parë, e cila e ka inspiruar ka qenë Rosa Parks.

“Kam mësuar se ka qenë introverte, si edhe unë”, ka thënë Greta.

Duke folur për Rosa Parksin, Greta ka shpjeguar se “një person mund ta bëjë dallimin”.

Ajo tash është zë i aktivizmit kundër ndryshimeve të klimës, që është e arritur e madhe për kohë kaq të shkurtër.

Greta Thunberg ka inspiruar miliona njerëz anembanë botës që të dalin në protesta, e thërrasin në samite të rëndësishme, në të cilat flitet për ndryshimet klimatike.

Kudo që të shkojë, e përcjell cirku medial dhe, siç e thotë edhe vetë, ndonëse është ende shumë e re që ta pyesë dikush për diçka, shton se kjo nuk do ta ndalojë.

“Meqë nuk mund të votoj, kjo është njëra prej mënyrave që të dëgjohet zëri im”, thotë ajo.

Burimi: BBC
Photo: BBC
, FB

Leave a Reply