Cilat zona mbron komuna dhe cilat ministria e mjedisit
Foto: Reenor Ramadani /www.facebook.com/goreeno
Mbrojtje e mjedisit dhe zhvillimin social – ekonomik të Republikës së Kosovës
Sipas ligjit Nr. 04/L-147 PËR UJËRAT E KOSOVËS, Resurset ujore janë pasuri me interes të përgjithshëm dhe pronë e Republikës së Kosovës që ruhen e mbrohen me ligj. Qëllimi i këtij ligji është: të sigurojë zhvillimin dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të resurseve ujore, të cilat janë të domosdoshme për shëndetin publik, mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin social – ekonomik të Republikës së Kosovës.
Ndërsa po sipas ligjit për ujërat, kompetent për mbrojtjen e shtretërve, brigjeve të ujë rrjedhave, kanaleve, tuneleve dhe akumulimeve ujore, janë:
– Brenda zonave urbane, komunat;
– Brenda kufirit të rajonit të pellgjeve lumore, Autoriteti.
-Ministria përcjell dhe mbikëqyrë punët dhe aktivitetet e ndërmarra për mbrojtjen e brigjeve të ujë rrjedhave dhe akumulimeve.
Ligji Nr. 04/L-147 PËR UJËRAT E KOSOVËS : https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=8659
Ligji për ujërat e Kosovës ndalon hudhjen e substancave dhe mbeturinave të ngurta, të lëngëta dhe të gazëta të cilat për shkak të vetive fizike, kimike dhe biologjike, rrezikojnë shëndetin e njerëzve, cilësinë e ujërave sipërfaqësorë dhe nëntokësorë, florën dhe faunën ujore, vështirësojnë rrjedhjen e ujërave, rrezikojnë objektet dhe pajisjet ujore.
Për këtë arsye qytetarët e Prishtinës janë të shqetësuar që jo vetëm gjatë ndërtimit të lagjës, por edhe kur banorët fillojnë të jetojnë aty, uji i pijës së liqenit akumulues në Badovc, mund të rrezikohet nga ujërat e zeza dhe shkarkime të tjera kimike, dhe jo vetëm.
Sipas Sefajt, vendimi i Komunës se Prishtinës për dhënien e kushteve ndertimore për ndertimin e lagjës buzë akumulimit të Badovcit është në kundërshtim me nenin 2, nenin 6. pikan 2, nenin 11 pika 2.1, nenin 13 pika 9 dhe Shtojcen I pika 6 paragrafi b të Udhezimit Administrativ Nr. 06/2017 për Përcaktimin e Procedurave për Pergatitjen dhe Shqyrtimin e Kërkesave për Kushte Ndertimore, Leje Ndertimore dhe Leje Rrenimi për Kategorinë I – rë dhe të II- të Ndërtimeve.
Meqensë kushtet ndërtimore, janë dhënë në kundershtim me Udhëzimin Administrativ 06/2017, ato duhet të anulohen menjëherë, sepse janë të kunderligjshme. Deri në nxerrjen e dokumenteve të reja të Planifikimit : Hartes Zonale dhe PZHK të ndalohen të gjitha vendimet dhe aktivitetet qe mund të cenojnë zonën përreth akumulimit.
Grupi për mbrojtjën e Liqenit të Badovcit pas anulimi të vendimi nga Komuna e Prishtinës i ka kërkuar Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinorë që të anulojë vendimin e saj me Nr A-76/ 2019 të datës 27.06.2019 dhe të kërkoj nga Komuna e Prishtinës anulimin e kushteve ndërtimore për zonën një, dy dhe tre deri në nxjerrjen e dokumenteve tjera të planifikimit./BBGreenKosova