Ndryshimi i klimës sikur efekti domino nuk do të ndalet pa i prekur të gjitha
Kosova në Shqipëri, Mal të Zi dhe Turqi, Shqipëria në Greqi dhe Itali, ndërsa këto po fundosen në ujë.
Gjatë kësaj përiudhe pandemike mediat shkruanin se turistët shpëtuan turizmin, por a mund të shpëtojnë ata vetë nga ndryshimet klimatike apo s’e besojnë ata këtë gjë? Në Mal të Zi tendenca e rritjes së temperaturave mesatare të pranverës dhe verës është përkatësisht 0.32°C dhe 0.37°C për dekadë.
Shqipëria është një nga vendet më të cenueshme në rajon ndaj ndryshimeve klimatike. me rritje të temperaturave, ulje të reshjeve, ngjarje ekstreme si përmbytjet dhe thatësirat. Greqi, deri në fund të shekullit nivelet e detit pritet të rriten me 20 deri në 59 centimetra. Turqi, 20% e ujërave sipërfaqësore në disa pellgje do të humbasin deri në vitin 2030. Italia drejt kaosit me migracion, Kroacia drejt humbjes së peshkut
Behare Bajraktari – Gazetare e gjelbër Facebook
Përvec vizave, pranvera dhe vjeshta mbesin stinët e preferuara për të bërë pushime në mesdhe, sidomos në Shqipëri, Mal të Zi , Turqi e më pak në Itali, Greqi e Kroaci. Klima e muajve prill, maj, qershor e shtator iu pëlqen turistëve, por nuk është se ata mendojnë për ndryshimet klimatike!
Sipas matjeve temperaturat e larta deri në 37 gradë celzius po fillojnë që në muajin prill, e vazhdojnë deri në shtator. Në fundjavën e parë të prillit të vitit 2021 kishin shkuar në Shqipëri rreth 29 mijë qytetar të Kosovës, pa i përmendur shifrat e pikut të verës ku vetëm në muajin gusht mbi 800 mijë shtetas të Kosovës kishin kaluar pushimet në Shqipëri. Turistët duan pushimet, ata nuk pyesin se çfarë po ndodh me detin, rritjen e temperaturave apo fenomenet që mund të sjellin ndryshimet klimatike, mjaftueshëm të shtrohen në plazh përballë diellit.
Mali i Zi – Sa të informuar njerëzit për ndryshimet klimatike?
Po kalojmë nëpër ‘figurat e dominove’ për të parë nga afër se si ndryshimet klimatike për disa janë faktike e për disa të pabesueshme. Një sondazh i vitit 2019 në Brtianinë e Madhe zbuloi se 80% e njerëzve ishin mjaft ose shumë të shqetësuar, ndërsa një studim më i fundit e renditi ndryshimin e klimës si çështjen më të rëndësishme. Në Mal të Zi, një e treta e qytetarëve, besojnë në një teori konspirative se ideja e Ngrohjes globale është shpikur qëllimisht për të mashtruar njerëzit. Si vendasit ashtu edhe turistët e ndjejnë ndryshimin, rritjen e temperaturave të cilat ndikojnë në shëndetin e tyre, por shumica dërrmuese nuk pyesin pse?
Në Mal të Zi tendenca e rritjes së temperaturave mesatare të pranverës dhe verës është përkatësisht 0.32°C dhe 0.37°C për dekadë. Numri i ditëve të verës dhe tropikale, si dhe netëve tropikale është gjithashtu me 3 ditë në rritje.
Pasojat në Shqipëri për shkak të ndryshimeve klimatike
Mbase nuk është e shënuar zyrtarisht se vdekjet e shumta në plazhet shqiptare të turistëve lidhen nga i nxehti, por viteve të fundit është rritur numri i vdekjeve të pushuesve gjatë verës. Ashtu siç thotë në raportin e saj OBSH se ndryshime të tilla mund të rrisin frekuencën e sëmundjeve të frymëmarrjes, të rrisin vdekshmërinë nga nxehtësia, të ndryshojnë transmetimin e sëmundjeve infektive dhe të kontribuojnë në dëmtimin e shërbimit shëndetësor dhe uljen e ofrimit të shërbimeve. Shqipëria është një nga vendet më të cenueshme në rajon ndaj ndryshimeve klimatike. me rritje të temperaturave, ulje të reshjeve, ngjarje ekstreme si përmbytjet dhe thatësirat.
Greqi – “ditët tropikale”
Ditët e valëve të të nxehtit me temperatura mbi 35 gradë celzius pritet të rriten me 15-20 në vit deri në vitin 2050. Deri në fund të shekullit, “ditët tropikale”, ditët me temperatura mbi 35 gradë celzius gjatë ditës dhe më shumë se 20 gradë celzius gjatë natës pritet të jenë më shumë se 50 në vit në shumicën e zonave të vendit. Studiuesit kanë studiuar ndikimin në vreshtarinë dhe kanë zbuluar se zonat e prodhimit të verës që do të përballen me probleme gjatë periudhës 20-vjeçare 2046-2065. Meqenëse do të ketë më shumë valë të nxehti gjatë verës do të konsumohet më shumë energji për ftohje dhe shumë zona do të përballen me probleme të furnizimit me ujë. Deri në fund të shekullit nivelet e detit pritet të rriten me 20 deri në 59 centimetra.
Turqi – “pellgjet e avullimit”
Vendi tashmë po përballet me një tendencë të rritjes së temperaturave dhe një tendencë në rënie të reshjeve. Kjo ka një efekt të madh negativ në disponueshmërinë e ujit për prodhimin e ushqimit dhe zhvillimin rural, duke përkeqësuar më tej pabarazitë sociale dhe rajonale në një vend të karakterizuar nga një hendek i gjerë (dhe në rritje) midis provincave lindore dhe juglindore dhe pjesës tjetër të vendit. Përveç tërmeteve relativisht të shpeshta, Turqia është e ndjeshme ndaj fatkeqësive natyrore si përmbytjet, rritjes së stresit të ujit në disa pjesë të vendit dhe degradimit të tokës. Parashikohet që rreth 20% e ujërave sipërfaqësore në disa pellgje do të humbasin deri në vitin 2030.
Italia – “gjendja e jashtëzakonshme”
Ndotja post-industriale, cenueshmëria sizmike e vendit, erozioni bregdetar, përmbytjet dhe thatësira mund të çojnë në mungesë të ujit – 6 nga 20 rajone i kërkuan qeverisë shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të stresit ujor në vitin 2017. Stresi i ujit mund të çojë gjithashtu në një reduktim të prodhimit të bujqësisë. Ndryshimet klimatike ndikojnë në cilësinë e ajrit, veçanërisht në mjediset urbane. Ekziston një rrezik konkret i ardhjes së sëmundjeve të transmetueshme tropikale. Italia është gjithashtu e ndikuar nga lëvizjet e popullsisë shumica e të cilëve janë emigrantë ekonomikë duke lëvizur nga zonat e thatësirës dhe shkretëtirëzimit.
Kroacia – “burimet e cekëta të peshkut”
Në Kroaci efektet e ndryshimeve klimatike do të kenë ndikime në hidrologji dhe burime ujore, bujqësi, pylltari, shëndetin publik, biodiversitetin dhe ekosistemet natyrore tokësore, ekosistemet detare dhe burimet e peshkut. Ngrohja, në disa vende do të tejkalojë mesataren sezonale me më shumë se 2.5 gradë. Ulje të sasive të reshjeve në verë. Një rritje e përgjithshme e temperaturës dhe rënia e lagështisë, veçanërisht në dimër, do të rezultojë në ulje të reshjeve të borës dhe më pak borë në tokë.
Nga temperaturat e larta – Ethet enxehtësisë
Ndërmjet viteve 2030 dhe 2050, ndryshimet klimatike pritet të shkaktojnë afërsisht 250 000 vdekje shtesë në vit, nga kequshqyerja, malaria, diarreja dhe stresi i nxehtësisë. Shpenzimet e drejtpërdrejta të dëmit për shëndetin vlerësohet të jetë midis 2-4 miliardë dollarë/vit deri në vitin 2030. Nga këto rreziqe shëndetësore të ndjeshme ndaj klimës më të cenuarit janw gratë, fëmijët, pakicat etnike, komunitetet e varfra, migrantët ose personat e zhvendosur, popullsinë e moshuar dhe ata me kushte themelore shëndetësore.
Sugjerimet:
1. Shtimi i gjelbërimit – Deri tani në të gjitha zonat bregdetare është investuar në beton, asfalt dhe ndërtime hotelerie buzë të detiti. Institucionet janë ato që kanë lejuar ndërtime të shumta pa respektuar mjedisin.
2. Ripyllzimi – Përderisa udhëheqësit botërorë premtuan në Glasgow t’i japin fund shpyllëzimit deri në vitin 2030, mbetet që prerjeve t’ua ulin hovin – vështirë se do të mund të kontrollohet prerja e pyjeve sidomos në vendet ku nuk respektohen ligjet.
3. Turizmi malor – Secila prej shteteve kanë mundësi të jashtëzakonshme në pasurimin e turizmit malor deri sa të bëhet rehabilitimi. Përkundër një pasurie të madhe nw kwtwv rast do ta pwrmendja Shqipërinw e cila nuk e ka menaxhuar si duhet turizmin malor. Kosova do të ishte një bashkëpunotore e saj e madhe në mbrojtjen nga ndryshimet klimatike.
4. Pushimet gjatë dimrit – Pushimet dimërore në këtë rast kanë dy kuptime. E para janë njerezit të cilët duan të marrin vitaminën D si në plazh edhe në mal me borë. E dyta, për shkak të rritjës së temperaturave nga muaji prill, turistët do të pushonin prej shtatorit, deri në muajin prill.
5. Energjia e rinovueshme – Gjetja e burimeve të energjisë së rinovueshme është e domosdoshme. Por, energji të rinueshme që nuk shkakton efekte serrë pa çuar në shtjerrjen e burimeve natyrore. Duke qenë se uji mbetet ndër burimet më të rrezikuara, hidrocentralet nuk do të duhej të shikoheshin as si opcion. Mbetet si opcioni më kryesor energjia diellore dhe ajo e erës që deri më tani nuk ka të dhëna se sjellin pasoja por vetëm të mira.
6. Ulja e metanit dhe CO2 – Në Glasgow kreret e shteteve shkuan që të merren vesh për ta ulur përdorimin e qymyrit si lëndë djegëse. Ekspertë të ndryshëm, propozojnë sekuestrimin mekanik të CO2 nga atmosfera. Teknologjia innovative është duke krijuar mundësi të mëdha për kapjen e CO2 direkt nga ajri: dioksidi i karbonit i kapur mbahet dhe i nënshtrohet disa proceseve të thjeshta kimike, më pas injektohet në nëntokë ku ngurtësohet në shkëmb.
7. Menaxhimi i ujit – Kriza e ujit do të jetë edhe më e madhe. Mungesen e burimeve natyrore dhe e ujit ka detyruar popullatat të emigrojnë. Vendet e pasura europiane në këtë rast nuk e kanë trajtuar me serizoitet dhe janë treguar me politika egoiste. Europa mesdhetare përveç problemeve të përmbytjeve, mungesë së ujit dhe emigrantëve do të përballet edhe me emigrim të brendshëm të shkaktuar nga rritja e nivelit të detit, erozioni, mungesa e zhvillimit ekonomik, turistik si dhe furnizmi i duhur me ujë. Chwshtja kryesore mbetet uji.
8. Bujqësia dhe ushqimi detiti – Gjallesat e detit po kërkojnë thellësinë dhe freskinë e ujit. Shumë prej këtyre gjallesave nuk do të mund t’i mbijetjojnë temperaturave të larta. Më shumë se 1 miliardë kafshë detare përgjatë bregut të Paqësorit të Kanadasë sipas ekspertëve kanë ngordhur nga vala rekord e të nxehtit gjatë qershorit të vitit 2021. Mesdheu mund të përballet edhe me cuname.
9.Shëndeti dhe qëndrueshmëria – Bizneset bregdetare do të përballen me uljen e turistëve për shkak të temperaturave të larta, dhe në këtë aspaket me humbje financiare. Për t’u përballur me më pak dëme gjatë verës shtetet bregdetare duhet të krijojnë mekanizma që mbrojnë shëndetin e turistëve, por edhe të banorëve të tyre.
Foto 1 dhe 2 pexeles
Referencat: