Milionat e Behxhet Pacollit për ndërtimin e aeroportit të Vlorës

Më të rejat

Konventa e Bernës, apel qeverisë shqiptare: Ndërtimi në zonë të mbrojtur me vlera të larta natyrore

Byroja e Komitetit të Përhershëm të Konventës së Bernës i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare të rishikojë planet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Komiteti ndau shqetësimin e thellë në lidhje me planet për urbanizimin e zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë, duke theksuar vlerat e njohura natyrore të zonës.

Çështja e projektit të aeroportit të Vlorës u përfshi në ankesën e depozituar më parë nga EcoAlbania mbi Ndikimet e pritura negative të ndërtimit të hidrocentraleve në lumin Vjosë, ku ndërtimi i aeroportit në Vjosë-Nartë është përfshirë si një rrezik në ekosistemin e deltës së Vjosës.

Në muajin qershor të këtij viti, Këshilli i Ministarve miratoi kontratën e partneritetit publik privat për aeroportin e Vlorës, duke avancuar në procedurat për zbatimin e këtij projekti.

Sipas legjislacionit në fuqi, kontrata koncesionare do të duhet të miratohet edhe në parlament, përpara se ajo të hyjë në fuqi. Ndërkohë që, sikurse është bërë e ditur koncesioni do të zgjasë për periudhë 35-vite, teksa oferta e dorëzuar nga konsorciumi fitues, që dominohet nga komapnia Mabetex Group e biznesmenit nga Kosova Behgjet Pacolli është 104 mln euro.

Ndërkaq, më herët 40 organizata kombëtare dhe ndërkombëtare i kanë kërkuar qeverisë të anulojë projektin për ndërtimin e aeroportit të Vlorës në zonën e Vjosë-Nartës, duke vënë në dukje se vendi në të cilën planifikohet të ndërtohet kjo vepër aeroportuale bie brenda zonës së mbrojtur.

Koalicioni i organizatave mjedisore theksoi se ndërtimi i një infrastrukture të tillë brenda zonës së mbrojtur shkel në tërësi kuadrin ligjor për ruajtjen e natyrës dhe në veçanti ligjin e Zonave të Mbrojtura dhe një sërë konventash të cilat Shqipëria i ka ratifikuar. Sipas tyre, kjo është vënë në dukje edhe në raportin e fundit të Komisionit Evropian për Shqipërinë e për pasojë, ndër të tjera krijon pengesa edhe në rrugën e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Paralelisht, Shqipëria ka ratifikuar Konventën e Bernës në janar të vitit 1999 dhe zbatimi ka hyrë në fuqi në maj të po këtij viti.

Konventa e Bernës:

https://kultura.gov.al/wp-content/uploads/2017/12/Konventa_per_mbrojtjen_e_pasurise_boterore_kulturore_dhe_natyrore_viti_1972.pdf

Burimi: Gazeta Dita

Foto: Raim Kurtaj https://www.facebook.com/photo/?fbid=5523765591027168&set=pcb.800716697232334

Leave a Reply