Qeveritarët “hanë” taksën ekologjike
Autore: Behare Bajraktari
Taksa ekologjike dhe jeta e qytetarëve të Kosovës nën smogun e autmojeteve
Taksën ekologjike, e paguan çdo individ i cili regjistron një autmojet në Kosovë. Këta 340 mijë pronarë të automjeteve në këmbim të taksës duhej të thithin ajër të pastër, përskaj rrugëve që kalojnë të shohin gjelbërim, lule dhe rregull.
340 mijë individ dhe anëtarë kompanish nga buxheti i tyre ia paguajnë shtetit çdo vit më së paku 10 euro e deri në 90 euro, pra në varësi të madhësisë së automojetit.
Kjo taksë ekologjike i dedikohet përmirësimit të mjedisit, prandaj edhe cilësohet investim sipas arsyes që mlidhet çdo vit.
Por kurrë ‘ Taksa ekologjike’ nuk u përdor për qëllimin që është mbeldhur!
Qytetarët e Kosovës, shoferët e automjeteve paguajnë çdo vit shuma parash e rregulluar si taksë për mjedisin, por që qeveritë e kanë ridestinuar në bazë të nevojave apo interesave të tyre.
Qeveritarët deri tani e kanë shkelur kushtetutën dhe janë po të njëjtit që guxojnë ta kërkojnë votën e së paku 340 mijë shoferëve që ua marrin paratë nga xhepi i tyre për ta përmirësuar jetën e tyre mjedisore dhe shëndetëosre.
Ligji PËR TAKSËN RRUGORE DHE EKOLOGJIKE TË AUTOMJETEVE (Nr. 04/L-117) ka hyrë në fuqi që prej shtatori të vitit 2012. Ky ligj buron nga kushtetuta në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Me këtë Ligj është rregulluar taksa rrugore për automjete të regjistruara në Republikën e Kosovës si dhe po me këtë ligj gjithashtu është rregulluar edhe vendosja e taksës ekologjike për automjetet e regjistruara në Kosovë dhe për automjetet e huaja.
Në Ligj shkruan kështu: “ Taksa ekologjike ka për qëllim ngritjen e cilësisë së mbrojetjes së ambientit”!
Shuma e taksës ekologjike bëhët sipas peshës së automjetit . Pra taksa vjetore nën 3.5t paguhet 10 euro. Taksa vjetore për peshën 3.5t dhe mbi 3.5t paguhet 30 euro. Pa llogaritur këtu edhe shuma e taksës rrugore, sepse edhe ajo bëhët në bazë të peshës së automjetit . Kjo taksë vjetore për automjetet nën 3.5 t paguhet 40 euro; për peshën e autmojetit 3.5 t dhe mbi 3.5 t paguhet për secilin automjet 90 euro.
Dhe nëse bëhet vetëm një llogaritje me shifren më të vogël të taksës ekologjike (10 euro) brenda vitit inkasohen rreth 4 milionë euro.
Nga ana tjetër është paradoksale që qeveria e Kosovës në vitin 2018, nga buxheti i shtetit për investime kapitale në mjedis i ka ndarë vetëm 1 milion e 895 mijë euro.
Pse duhet të ndahet një shumë kaq e vogël përderisa është taksa ekologjike që arkëton miliona për mjedisin dhe që është e garantuar me ligj, si e tillë?!
Kosova e treta në rajon për numirn e automjeteve, një numër i madh të vjetruara dhe nuk bëjnë kontrolle të standardit europian
Në Kosovë qarkullojnë mbi 340 mijë automjete, e treta në rajon për nga numri i tyre. Pjesa dërmuese e këtyre atutomjeteve janë shumë të vjetruara dhe nuk bëjnë kontrolle të standardit europian. Ndërkaq, nësë kthehemi vetëm në vitin 2017 në Kosovë janë importuar rreth 30 mijë automjete të vjetra, ndërsa vetëm 2 mijë e 500 prej tyre kanë qenë të reja. Pra, më shumë se 27 mijë janë automjete të përdorura.
Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për transportin tregojnë se në Kosovë në vitin 2018-të, janë regjistruar 343 mijë mjete motorike dhe jo motorike që në raport me një vit më parë, ky numër është rritur për 2.75 për qind. Pra në se pë rpjestohet çdo ditë në Kosovë janë importuar mesatarisht 95 vetura në ditë dhe nga to lirohet mbi 4 mijë kilogramë dyoksid karboni (CO2) në ditë.
Mesatarja e vjetërsisë së automjeteve në Kosovë është 18 vite
Sipas, një analize të GAP-it të vitit 2015 del se automjeti më i vjetër i regjistruar në Kosovës ishte prodhim i vitit 1942. Marrë në përgjithësi, mesatarja e vjetërsisë së automjeteve që qarkullojnë në Kosovë është 18 vite, apo 10 vite më shumë se sa mesatarja e veturave që qarkullojnë brenda Bashkimit Evropian. Kësaj mesatare të lartë, në masë të madhe i ka kontribuar vendimi i qeverisë i vitit 2011 për lejimin e importit të automjeteve të përdorura deri në 13 vite, nga 8 sa kishte qenë më herët. Pas këtij vendimi, importi i veturave të përdorura u rrit për 44%, sikurse që u rritën në masë të madhe edhe të hyrat doganore nga veturat, sipas të dhënave të GAP-it.
Kosova “varreza” e automjeteve
Ndërsa që nga hyrja në fuqi me 1 janar 2018 të ligjit për ndalimin e importimit të veturave më të vjetra se 10 vjet, dogana për dy muajt e parë të këtij viti ka zhdoganuar vetë m 511 vetura në vlerë rreth 8 milionë euro. Por ashtu edhe siç parashihej Ligji për ndalimin e importimit të veturave më të vjetra se 10 vite, ka përgjysmuar importin e automjeteve të përdorura në 50 për qind, apo 1.500 copë më pak krahasuar me periudhën e njëjtë vitit e kaluar sa ishin importuar, 3000 të tilla.
Sipas të dhënave të Doganave të Kosovës automjetet e përdorura në këtë përiudhë patën një ulje në import për 50% krahasuar me vitin e kaluar që kishim 3000 copë derisa tani kemi vetëm rreth 1500 copë.
Përderisa ne flasim për taksën ekologjike dhe automjetet e vjetruara, Gjermania është shteti numër një që po i largon nga përdorimi automjetet dizel. Përgjigjje e thjeshtë është se nga Gjermania këto automjete vijnë në ballkan. Dizeli i Gjermanisë gjen hapësirë të madhe në Kosovë.
Ku do të shkojnë dizelët e vjetër që në Gjermani nuk po gjejnë më blerës? A do të kthehet vërtet Ballkani në një zonë të automjeteve të vjetra?
Pse qeveritë e Kosovës nuk bashkohen me Europën në të mirë të mjedisit, për të ndalur ndryshimet klimatike, ngrohjen globale. Të paktën pse qeveritarët tanë nuk i përfillin direktivat e BE-së drejtuar Kosovës sa i përket mjedisit?
Fukaraja me veturë të lirë dhe të mirë “e vret” vetën
Blerësit e varfër të Kosovës duan një automjet dizel, me kosto të ulët riparimi dhe që shpenzon pak naftë.
Automjetet që vijnë në Kosovë i largojnë nga qarkullimi: Gjermania, Franca, Belgjika, Holanda, Zvicra, Italia etj. Ato blihen tek ankandet e caktuara, dhe shumica e automjeteve vijnë nga tregu gjerman i automjeteve të përdorura. Kryesisht janë makina dizel.
Pjesa dërmuese e automjeteve importohen nga Gjermania duke kaluar kështu një numër mbi 100 mijë vetura. Përderisa Gjermania rënditet e para në Europë për t’i larguar nga qarkullimi automjetet dizel dhe të fillojë të përdorë automjete elektrike në të mirë të mjedisit.
A do t’i ndal qeveria e ardhshme e Kosovës automjetet dizel? A kanë një plan të përafërt të paktën me Gjermaninë dhe direktivat e BE-së për mjedisin?
Pjesa më e madhe e automjeteve që qarkullojnë në vendin tonë apo 62 për qind si lëndë djegëse e kanë naftën, përderisa pjesa tjetër prej 38 për qind përdorin benzinën për djegie.
Automjetet llogaritën ndër ndotësit e dytë pas termocentraleve A dhe B. Pra dyoksdi i karbonit do të vazhdojë të sjellë pasoja ambijentale dhe shëndetësore.
Sipas të dhënave në Kosovë çdo vit importohen 500 milionë litra naftë dhe rezulton të lirohen rreth 1.5 milionë tonë dyoksid karboni (CO2). E dyoksidi i karbonit ndot ajrin, ujin e tokën.
Qytetarët çdo ditë thithin mbi 4 mijë kilogram dyoksid karboni (CO2)
Llogaritet që norma minimale e lejuar e gazrave ndotës është Euro 3, 4, 5, 6, shtoja këtë manipulimit që mund të bëjnë tregtarët ashtu siç i besonin të gjithë “Volkswagen-it . Por, pas zbulimit e pranoi se kishte pajisur 11 milionë makina disel me një softuer, që i bënte të dukeshin më pak ndotëse në testet laboratorike nga sa ishin në realitet.
Gjiganti gjerman, i cili zotëron shumë marka, si “Audi” e “Skoda”, pranoi në vitin 2015 se kishte pajisur 11 milionë makina disel me një softuer, që i bënte të dukeshin më pak ndotëse në testet laboratorike nga sa ishin në realitet.
Po sa është i besuesëhm kontrolli në vendin tonë?
Janë qindra automjete që vijnë në Kosovë, automjete që Europa nuk i do më. Gjermania i ndalon automjetet e normës Euro 4, si normë e lejuar e gazrave ndotës. Vendet e BE-së, si Gjermania, që kërkojnë rregulla më të rrepta kontrolli të gazrave duhet të kujdesen që këto makina të largohen nga qarkullimi.
Pra, në Kosovë, pjesa dërmuese e automjeteve importohen nga Gjermania duke kaluar kështu një numër mbi 100 mijë automjete, pastaj nga Italia mbi 13 mijë dhe vendet tjera të BE-së me një numër më të vogël.
Kosovarët thithin 1.5 milionë tonë dyoksid karboni, në vit!
Sipas hulumtimit të GAP-it, nga djegia e një litre benzinë, lirohet 2.9 kilogramë dyoksid të karbonit (CO2), si dhe për të njëjtën sasi të naftës lirohet 3.1 kilogramë dyoksid karboni (CO2).
Në bazë të kësaj rezulton se nga numri më i madh i automjeteve dizelë që qarkullojnë në Kosovë me pjesëmarrje prej 62 për qind janë kontribuesit më të mëdhenj të ndotjes.
Të dhënat e GAP-it tregojnë se në Kosovë çdo vit importohen 500 milionë litra naftë dhe rezulton të lirohen rreth 1.5 milionë tonë dyoksid karboni (CO2). Apo thënë më shkurt, mbi 4 mijë 100 kilogramë dyoksid karboni (CO2) çdo ditë në ajrin e Kosovës.
Nga të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në vitin 2014, në Kosovë kanë qenë të regjistruara gjithsej 286,505 automjete. Vetëm 111,855 janë të prodhuara nga viti 2000 e këtej, ndërsa 61% e automjeteve janë të prodhuara mes viteve 1942-1999. Sipas llogaritjes del se mesatarja e vjetërsisë së automjeteve të regjistruara në vitin 2014 ishte 18.1 vite. Ndërkaq, mesatarja e vjetërsisë së automjeteve në shtetet e BE-së është 8.6 vite. Sipas të dhënave të mbledhura nga studimi i lartpërmendur, mbështetur në të dhënat e Departamentit të Regjistrimit të Automjeteve, del se në vititn 2014 në qarkullim për nga viti i vjetërsisë ishin: 37% vitet 2000-2009; 36 % 1990-1999; 25 % 1980-1989; 2% 2010-2014.
Kontrollimi i sistemit të lirimit të gazrave që nuk bëhet!
Prej të gjithë mekanizmave të kontrollimit, kontrollimi i sistemit të lirimit të gazrave pothuajse aspak nuk bëhetnga qendrat e kontrollimeve teknike, megjithëse udhëzimi administrativ përcakton parametrat se deri në çfarë mase lejohet lëshimi i gazrave në atmosferë.
Aktualisht, trajtohen njësoj si automjetet e prodhuara në vitin 1942 edhe ato që janë prodhuar në vitin 2015, dhe paguajnë taksën e njëjtë për ambijentin.
Një praktikë e tillë jo vetëm që bie ndesh me standardet e Bashkimit Evropian, por është në kundërshtim edhe me ligjet dhe strategjitë në fuqi në Kosovë, sikurse Strategjia Mjedisore e Kosovës dhe Plani Kombëtar i Veprimit Mjedisor 2011-2021-24, Ligji për Mbrojtjen e Mjedisit dhe së fundmi edhe Strategjia dhe Plani i Veprimit për Cilësinë e Ajrit, e cila merr për bazë konventat ndërkombëtare dhe obligimet ligjore të vendeve në integrim dhe vendeve anëtare të BE-së.
Edhe raporti i Bankës Botërore mbi analizimin e ambijentit në Kosovë konstaton se transporti është ndër kontribuesit kryesor të ndotjes së ajrit, posaçërisht në zonat urbane. Transporti rrugor (automjetet) ndikon në ndotjen e ajrit përmes lirimit të grimcave të emetuara në ajër nga burimet e djegies PM.
Instrumenti për matjen e PM10 është në funksion prej vitit 2009 dhe nga matjet që janë bërë në Prishtinë dhe në vendet ndër urbane është konstatuar se vlerat e kufirit të PM10 janë tejkaluar.
Gjatë kontrollimit teknik të automjeteve, niveli i lirimit të gazrave nuk është kusht për kalimin e testit të kontrollimit teknik. Kjo paraqet një shkelje të rregulloreve në fuqi. Sipas Udhëzimit Administrativ për Normat e Lejuara të Shkarkimeve në Ajër:të gjitha automjetet e pajisura me motor me djegie të brendshme që përdorin si lëndë djegëse benzinën, naftën apo gazin, i nënshtrohen kontrollit të gjendjes së nivelit të shkarkimeve në ajër (Neni 5).
Pulla Mjedisore-detyrim ligjor
Udhëzimi Administrativ sqaron se niveli i vlerave ndotëse përcaktohet nëpërmjet matjeve nga aparate të posaçme gjatë kontrollit teknik të automjetit. Kur automjeti i plotëson kriteret e parapara, ai pajiset me një pullë mjedisore të cilën duhet ta ekspozojë në një vend të dukshëm. E në rast se niveli i vlerave të elementeve ndotëse është më i lartë se vlera e lejuar 36, atëherë automjeti nuk e kalon kontrollin teknik (Neni 14). Megjithatë, Qendrat e Kontrollimit Teknik fare nuk bëjnë matjen e nivelit të vlerave ndotëse dhe as nuk lëshojnë pulla mjedisore.
Kosova edhe kur krahasohet me rajonin është një nga shtetet që shpenzon më së paku mjete buxhetore për politikat mjedisore, ndërsa me vendet e BE-së as që mund të krahasohet.
Ndërsa partitë politike kanë premtuar për ndryshimin mjedisor, ata sjanë në gjendje për ta menxhaur vjelen e taksës ekologjike. Madje prej vitesh bëjnë shkelje kushtetuse duke ia ndërruar destinacionin dhe duke mashtruar qytetarët, ata që e paguajnë këtë taksë në të mirë të gjelbërimit. Për fëmijët e tyre për vendin e tyre.
Asnjë parti politike nuk ka përgjigje për mjedisin!
Të gjitha partitve politike u janë dërguar këto pyetje, por asnjëra nuk është përgjigjur në asnjë formë. Madje disa prej udhëheqësve të partive edhe janë tallur me idenë për trajtimin e kësaj teme. Disa nuk kanë thënë asnjë fjalë…dhe të gjendur në këtë situatë më poshtë mund të shihen pyetjet që u janë dërguar e komunikuar me goje, permes postës elektronike dhe mjeteve tjera të komunikimit elektronik. Të gjitha përpjekjet janë bërë që ata të pë rgjigjen për ‘Taksën Ekologjike’. Si mund të besosh që këto parti në qevë rinë e pas 6 tetorit do të jenë tjera, do të jenë ndryshe?!
Pyetjet janë si më poshte:
- 1. Çdo shofer i Republikës së Kosovës paguan taksën ekologjike. Çfarë do të ndërmerrni ju rreth buxhetit të mbledhur nga kjo taksë nëse do ta drejtoni qeverinë e ardhshme?
- 2. Lligji për taksën ekologjike rrjedhë nga kushtetuta, ndërsa deri tani veprimet qeveritare kanë qenë antikushtetuese duke ndërruar destinimin e kësaj takes, si do të veproni ju pas 6 tetorit?
- 3. Taksa ekologjike ka për qëllim ngritjen e cilësisë së mbrojtjes së mjedisit, por kjo nuk është duke ndodhur në Kosovë përkundër taksës?
- 4. Taksa ekologjike vetëm për autmojetet e vogla paguhet 10 euro për secilin atumomjet pra me këto taksa brenda vitit qarkullojnë rreth 4 milionë euro. A do t’i përdorni për destinimin mjedisor?
- 5. Në Kosovë qarkullojnë mbi 340 mijë automjete, e treta në rajon për nga numri i tyre. Shumica prej tyre janë shumë të vjetruara dhe nuk bëjnë kontrolle të standardit europian. Çfarë masash do të merrni ju?
- 6. Kosova mbetet vendi me ajrin më të ndotur në rajon dhe në Europë, ndërsa për vitin 2018, nga buxheti i shtetit për investime kapitale në mjedis janë ndarë vetëm 1 milion e 895 mijë euro. Pse duhet të ndahet një buxhet kaq i vogël përderisa është taska ekologjike?
- 7. Çdo ditë në Kosovë janë importuar mesatarisht 95 vetura në ditë përderisa nga to lirohet mbi 4 mijë kilogramë dyokside karboni (CO2) në ditë. Cili ë shtë plani juaj për ta zvogëluar CO2, ashtu siç po bënë Europa?
- 8. Pjesa dërmuese e veturave importohen nga Gjermania duke kaluar kështu një numër mbi 100 mijë vetura, ndërsa Gjermania rënditet e para në Europë për t’i larguar nga qarkullimi automjetet dizel dhe të fillojë të përdorë automjete elektrike në të mirë të mjedisit. A do t’i ndalni ju këto automjete dizel apo a keni ndonjë plan të përafërt të paktën me Gjermaninë dhe direktivat e BE-së për mjedisin?
- 9. Pjesa më e madhe e veturave apo 62 për qind si lëndë djegëse e kanë naftën, përderisa pjesa tjetër prej 38 për qind përdorin benzinën për djegie. Llogaritën ndër ndotësit e dytë pas termocentraleve A dhe B. A keni zgjidhje për të ndalë përdorimin e lëndëve djegëse?
- 10. Sipas një hulumtimi, nga djegia e një litre benzinë, lirohet 2.9 kilogramë dyoksid të karbonit (CO2), si dhe për të njëjtën sasi të naftës lirohet 3.1 kilogramë dyoksid karboni (CO2). Pra dyokasdi i karbonit do të vazhdojë të sjellë pasoja ambijentale dhe shëndetësorë. A jeni të informuar për këtë ndotje të madhe dhe cili është plani juaj për ndryshimin e kësaj situate?
- 11. Sipas të dhënave në Kosovë çdo vit importohen 500 milionë litra naftë dhe rezulton të lirohen rreth 1.5 milionë tonë dyoksid karboni (CO2). Dyoksidi i karbonit përveç ndotjës së ajrit , ndot ujin dhe tokën. A është në planin tuaj të parë mjedisi dhe shëndeti i qytetarëve?
- 12. Qytetarët e Kosovës çdo ditë thithin mbi 4 mijë 100 kilogramë dyoksid karboni (CO2). Pra shëndeti i qytetarëve është në rrezik të madh, si do ta ulni këtë shifër apo çfarë do të ndërmerrni që qytetarët të thithin ajrër të pastër e jo CO2?
- 13. Së shpejti do të hyjmë në stinën e dimrit dhe qytetarët do të përdorin më shumë lëndë djegëse. Do të jenë më shumë automjete në qarkullim dhe do të përdorët më shumë thëngjill për energji elektrike. Ndotësit janë të evidentuar. Ju çfarë do të bëni të paktën ta largoni njërin ndotës nga lista?
- 14. Përderisa shtetet europiane furishëm po kërkojnë të përdorin energji alternative. Të gjitha pa përjashtim. Madje Gjermania deri në vitin 2028 do të largojë nga përdorimi të gjitha minierat e qymyrit. Kosova po e ndërton një termocentral të ri me qymyr. A do ta ndalni këtë apo do të vazhdoni?
- 15. A e keni prioritet të krijoni shtigje për biçikleta?
- 16. Në zyret e partisë suaj çfarë ngrohje përdorni?