hornsea one, wind, great britain, solare energy, wind energy

Mbretëria e Bashkuar do ta nxjerrë një të tretën e energjisë elektrike nëpërmjet energjisë së erës, deri në vitin 2030

Më të rejat

 Ferma më e madhe në botë  deri në përfundim të vitit 2020 do të jetë i të furnizojë 1 milionë shtëpi në Mbretërinë e Bashkuar nëpërmjet energjisë së erës.

E vendosur 120 kilometra larg bregdetit të Yorkshire në Angli, “Hornsea One” është një projekt historik që demonstron një mënyrë për të luftuar ndryshimet klimatike. Në total janë  174 turbina ere 7 Mwh, në lartësi 100 m secila, shkruan scan.

Vetëm një rotacion i një turbine mund të fuqizojë me energji elektrike një shtëpi për një ditë të tërë, sipas Stefan Hoonings, menaxher projekti. Ky i fundit do të çojë Mbretërinë e Bashkuar më afër objektivit për të nxjerrë një të tretën e energjisë elektrike të vendit nëpërmjet energjisë së erës, deri në vitin 2030.

Është një prej atyre që ndihmon qeverinë për të kapur ‘target-in’ e vendosur në samitin e madh të klimës, në Nju Jork. Samiti mbledh liderët botërorë, të cilët japin premtimet e tyre për zvogëlimin e emetimeve të dioksidit të karbonit. Rreth 70 vende janë angazhuar për zero emetime deri në 2050.

Energjia e rinovueshme është kyçe në arritjen e këtyre objektivave. Sipas Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë, gjenerimi i energjisë elektrike nga era është rritur me 12% në vitin 2018. Britania ka planifikuar edhe tre faza të tjera të projektit Hornsea.

“Pas 2035, energjia e rinovueshme pritet të mbulojë 50% të prodhimit të energjisë elektrike” shkruan CNN.

https://www.khq.com/national/how-to-build-the-world-s-biggest-offshore-wind-farm/video_4a16f187-8744-5e15-9dc6-fc8f497fa8d7.html

Pas “Hornsea One” qëndron kompania Orsted, e cila ka ndërtuar 25 ferma të energjisë së erës në Europë, Azi, si dhe në Kombet e Bashkuara. Kompania ndryshoi emrin nga ‘Danish Oil’ në ‘Natyral Gas’ në vitin 2017, për të pasqyruar transformimin e saj në një kompani të energjisë së gjelbër. ‘Natyral Gas’ ka ulur përdorimin e vet të qymyrit me 73% që nga viti 2006, si dhe planifikon t’a ulë në zero këtë konsum deri në vitin 2023.

Mbretëria e Bashkuar është tregu më i madh për ‘fermat e erës’ në det të hapur. Orsted do të ketë investuar 15 miliardë dollarë në sektorin e energjisë së rinovueshme, deri në vitin 2020.

Leave a Reply