Fejton: Bujqësia urbane, një koncept i ri jetese, një mënyrë e re e të ushqyerit (8)
Foto: bbgreenkosova
Çka thonë ekspertët?
Autore Behare Bajraktari
– Përvojat nga Parisi e New Yorku; Sa paguan Kosova për emetimin e karbonit; A rregullohet mjedisi me pak ose edhe pa para?
Ndërsa, sipas Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO), rreth 1 miliard njerëz në mbarë botën janë të angazhuar në bujqësi urbane. Fermerët nga Nairobi, Kenia e deri në Brooklin dhe New York kanë gjetur mënyra për t’i bërë të gjelbëra qytetet e tyre.
Gjatë shekullit të 20 burimi kryesor i të ardhurave të qyteteve ka qenë prodhimi industrial, por pas pikut të naftës ky burim të ardhurash do të jetë në pakësim dhe bujqësia urbane mund të bëhet zëvendësuesi i ardhshëm i aktiviteteve industriale. Bujqësia urbane mund të kthehet në domosdoshmëri dhe për shkak të pakësimit të prodhimit bujqësor nga piku i naftës dhe ndryshimi i klimës.
“Derisa Kosova ngec, Perëndimi ka filluar hapa gjigant në këtë drejtim, duke filluar me veturat elektrike, pastaj me furnizminin me energji përmes burimeve natyrore e jo lëndë djegëse siç është thëngjilli. Mbjellja e më shumë drunjëve, heqja nga përdorimi i atumojeteve dizel, krijimi i shtigjeve për përdorimin e biçikletave, dhe shumë veprime konkrete për të ndaluar rritjen e dioksidit të karbonit, dhe ngadalësimin e ngrohes globale, e cila nuk guxon të rritet më shumë se 1.5 gradë celcius sepse pasojat do të ishin fatale”, thonë ekspertët.
Në aspektin praktik në Kosovë do të duhej që të ndërmerren menjëherë masa që e parandalojnë humbjen e tokave bujqësore, ku ndër të tjera biologu Ibrahimi thekson se: “Ky aktivitet ka degraduar skajshëm gjatë dy dekadave të fundit. Pas kësaj, do të duhej që bujqësia urbane nga praktika të margjinalizuara të merr përmasa të mbështetjes edhe institucionale dhe ligjore, duke e pasur parasysh se rritja e numrit të banorëve nëpër qytetet e Kosovës duhet të drejtohet me nguti nga aspekti i përmirësimit të mjedisit, në këtë rast edhe nëpërmjet bujqësisë urbane”.
Sipas disa të dhënave që prej viti 1950, numri i njerëzve që jetojnë në zonat urbane është rritur nga 746 milionë në 3.9 miliardë. Deri në vitin 2050, sipas Kombeve të Bashkuara, 66 për qind e popullsisë së botës do të jetojnë në qytete. Ka mundësi për qytetet të bëhen jo vetëm qendrat e prodhimit të ushqimit, por edhe për ndërtimin e lidhjeve më të mëdha me zonat rurale. Komunitetet në mbarë botën janë duke kultivuar ushqime urbane në hapësira të gjelbëra, qasje më të mirë dhe të përballueshme për ushqim të shëndetshëm dhe rritjen e të ardhurave për fermerët. Dhe bujqësia urbane ka një numër përfitimesh duke i afruar njerëzit së bashku.
Ndotja e frutave nga smogu është një problem. Por, sipas disa studimeve, metalet e rënda kryesisht mbeten në tokë ose në degët dhe gjethet e bimëve dhe pak kalon në fruta. Me pakësimin e naftës dhe të aktiviteteve industriale ndohtja do të jetë një shqetësim gjithmonë e më i vogël.
Kosova paguan 7 euro taksë për çdo ton dyoksid karbon. Me një produkt “TE Pema T” ne eliminojmë 120t dyoksid karbon që kursejmë 840 euro nga xhepat e qytetarëve.