KB: Tokën po e shndërrojmë në “ferr të pabanueshëm”

Më të rejat

Rritja e numrit të katastrofave mjedisore në këtë shekull, së bashku me pandeminë e koronavirusit, ka treguar se zyrtarët politikë dhe ekonomikë nuk po arrijnë të parandalojnë që planeti të kthehet në “ferr të pabanueshëm” për miliona njerëz, bënë të ditur Kombet e Bashkuara të hënën.

Në dy dekadat e fundit, numri i katastrofave të shkaktuara nga kushtet ekstreme të motit pothuajse është dyfishuar. Midis 1980 dhe 1999, kishte 3.6 mijë sosh, dhe që nga ajo kohë 6.6 mijë, thuhet në raportin e botuar në prag të Ditës ndërkombëtare për reduktimin e rrezikut nga katastrofat, e cila shënohet sot.

Rreth katër të pestat e katastrofave në atë periudhë ishin përmbytje dhe stuhi, por kishte edhe më shumë thatësira, zjarre në pyje dhe valë të nxehtësisë.

“Me vetëdije jemi shkatërrues. Ky është përfundimi i vetëm që mund të arrijmë”, tha Mami Mizutori, përfaqësuese speciale e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për menaxhimin e katastrofave, duke shtuar se bota po vonohet në veprimin kundër këtyre katastrofave.

“Covid-19 është dëshmiaa e fundit që zyrtarët politikë dhe ekonomikë ende nuk janë përfshirë në botën përreth tyre,” tha ajo.

Në njëzet vitet e fundit, katastrofat kanë marrë më shumë se 1.2 milion jetë dhe kanë prekur 4.2 miliardë njerëz.

Ato shkaktuan pothuajse tre miliardë dollarë humbje ekonomike, që është dy herë më shumë se dy dekada më parë.

Në hyrjen e përbashkët të raportit të KB-së, Mizutori dhe Debarati Guha-Sapir të Qendrës belge për hulumtime epidemiologjike të katastrofave, shkruajnë se agjencitë e menaxhimit të katastrofave megjithatë kanë shpëtuar shumë jetë me gatishmërinë e tyre.

Ndër vendet që kishin evakuime të mëdha dhe kështu shpëtuan shumë jetë janë India dhe Bangladeshi. Por perspektivat e atyre vendeve “janë akoma të drejtuara kundër tyre, veçanërisht për shkak të kombeve të industrializuara që nuk po arrijnë të zvogëlojnë emetimet e gazeve serrë”, në përputhje me marrëveshjen për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5 gradë Celsius, shkruajnë dy autorët.

“Pothuajse asnjë komb” nuk ka bërë sa duhet për të parandaluar valën e vdekjeve dhe sëmundjeve të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit, pavarësisht paralajmërimeve nga agjensitë e KB, shtojnë ata.

“Është e paqartë pse ne vazhdojmë të mbjellim farat e shkatërrimit tonë me vullnetin dhe vetëdijen tonë, pavarësisht nga provat shkencore që po e kthejmë shtëpinë tonë të vetme në një ferr të pabanueshëm për miliona njerëz,” thuhet në hyrje.

Guha-Sapir paralajmëron se nëse kushtet ekstreme të motit vazhdojnë dhe rriten në numër si në dy dekadat e fundit, “e ardhmja e njerëzimit duket shumë e zymtë”.

Për të shmangur këtë, bota duhet të veprojë shpejt në parandalimin, adaptimin ndaj ndryshimeve klimatike dhe zvogëlimin e rrezikut të katastrofave, përfundon Mizutori./bbgreenkosova

Burimi: Hina
Foto: Shutterstock

Leave a Reply