Zjarre të mëdha shkatërrojnë habitatin e ligatinës më të madhe në botë

Më të rejat

Deri më tani, më shumë se 15,000 zjarre kanë prekur ligatinat në rajonin Pantanal të Brazilit, duke lënë pjesën më të madhe të tokës të shkatërruar.

Kjo është tri herë më shumë se numri i zjarreve të regjistruara në të njëjtën periudhë në vitin 2019, sipas të dhënave të mbledhura nga Instituti Kombëtar i Kërkimit Hapësinor Brazilian (INPE).

Një destinacion i shpeshtë për ekoturistët, Pantanali është ligatina më e madhe në botë dhe është shtëpia e popujve autoktonë dhe përqendrim të madh të specieve të rralla ose të rrezikuara, të tilla si jaguarët dhe armadilot gjigante.

Zjarre të vegjël ndodhin çdo vit në këtë rajon, të cilët përhapet në pjesë të Brazilit perëndimor dhe shtrihen në Bolivi dhe Paraguai.

Mirëpo, zjarret në rajonin Pantanal këtë vit janë të pashembullta për nga shtrirja dhe kohëzgjatja, thonë studiuesit, dhe deri më tani madje 22% të fushës së madhe të përmbytjeve, e cila mbulon një sipërfaqe prej rreth 3.2 milionë hektarë, ka rënë në flakë.

Sipas Renata Libonatit, specialist në kërkimet në distancë në Universitetin Federal të Rio de Janeiros, kjo është më shumë se dyfishi i zonës së djegur në zjarret që goditën Kaliforninë këtë vit.

Nëse e krahasojmë atë me madhësinë e vendeve, peizazhi i djegur në Pantanal është i barabartë me zonën e të gjithë Belgjikës.

Shkencëtarët janë shumë të shqetësuar se zjarret do të ndryshojnë thellësisht ekosistemin tashmë të brishtë të Pantanalit dhe se ai kurrë nuk do të mund të rimëkëmbet.

Ndryshe nga Amazona në afërsi, bimësia në Pantanal ka evoluar për të bashkëjetuar me zjarrin, dhe shumë specie bimësh kanë nevojë për nxehtësi për të mbirë. Zjarret natyrore ndodhin në shtator, në fund të sezonit të thatë dhe shpesh shkaktohen nga rrufeja. Zjarret e tilla shuhen shpejt, sepse u mbaron lënda djegëse dhe fushat përreth përmbytjeve janë përgjegjëse për parandalimin e përhapjes së zjarreve.

Magjithatëtë, ajo që e dallon sezonin e zjarreve të këtij viti nga të mëparshmet është fakti që i gjithë rajoni aktualisht po përballet me thatësirën më të fortë në 47 vitet e fundit. Sipas ambientalistit nga Universiteti i Marylandit, Louise Diele-Vegas, zjarret ishin të forta edhe në vitin 2019, të cilat kontribuan në krijimin e kushteve të thata dhe përkeqësuan rrezikun e krijimit të zjarreve këtë vit.

Modelet e klimës sugjerojnë që në Pantanal, habitati më i madh i ligatinave në botë, temperatura mesatare mund të rritet në 7 ºC deri në fund të shekullit.

Shkencëtarët e shohin zgjidhjen e kësaj në ndryshimet në politikat mjedisore dhe theksojnë se nëse trendet aktuale të klimës, trendet e menaxhimit të tokës dhe politikat aktuale mjedisore vazhdojnë, Pantanali, siç e njohim, do të pushojë së ekzistuari./bbgreenkosova

Burimi: Nature.com
Foto: Getty Images
, Thewildlifediaries.com

Leave a Reply