Krijohen enzime të reja që mund të shkatërrojnë plastikën

Degradimi i natyrës, Më të rejat

Një fakt frikshëm i jetës është se të gjithë po konsumojmë masa të vogla plastike.

Breshkat hanë plastikë, zogjtë hanë plastikë, shumë gjallesa konsumojnë plastikë, Dhe një studim së fundmi zbuloi se njerëzit konsumojnë gjiashtu masa plastike. Tani shekncëtarët knë krijuar enzima të cilat e hanë plastikën gjithashtu, e cila mund të jetë një zgjidhje e mirë për problemin tonë me plastikën.

Në një studim të botuar në Procedurat e Akademisë Kombëtare të Shkencave, shkencëtarët gjetën prova të mëtejshme se një bakterie e quajtur Ideonella sakaiensis prodhon dy enzima që e shkatërrojnë plastikën.

Një ekip i shkencëtarëve japonezë zbuluan për herë të parë këto bakteret e çuditshme në 2016 ndërsa shqyrtuan sendet plastike të gjetura në mostrat e ujërave të zeza.

Që nga ajo kohë, shkencëtarët kanë punuar me zell për të ri-inxhinieruar ato enzima të baktereve. Studimi i ri paraqet një përparim të madh.

Enzima e parë që bakteret prodhojnë, PET, mund të hajë përmes sipërfaqeve të forta plastike. PET është një polimer, që do të thotë se është një përbërje kimike e përbërë nga një grup molekulash të gjitha të bashkuara për të formuar një strukturë komplekse, të fortë dhe të qëndrueshme.

Por trajtimi i mbeturinave është vetëm një aspekt i krizës plastike që kërkon zgjidhje.

Procesi i krijimit të materialit, i cili është bërë nga petrokimike, është jashtëzakonisht ndotës dhe ngroh klimën. Pra këto enzima të reja, mund të luajnë një rol në zvogëlimin e ndotjes globale, por ato nuk janë ilaç. Studimet tregojnë se kemi nevojë për një qasje më holistike, duke përfshirë të mos prodhojmë aq shumë plastikë në radhë të parë. /bbgreenkosova./

Burimi: Earther.gizomdo.com

Leave a Reply