Në Ditën Botërore të Lumenjve u mbajt tryezë diskutimi “Lum Lumi”

Degradimi i natyrës

Në Ditën Botërore të Lumenjve, në Kino Lumbardhi në Prizren, organizata X40 në bashkëpunim me  KCSF, organizuan tryezën e diskutimit me titull “Lum Lumi”.

Në tryezë fillimisht u diskutua për dëmtimin e lumenjve nga hidrocentralet në Kosovë, ndërsa më pas në veçanti për problematikat e lumit Lumbardhi të Prizrenit.

Në këtë ngjarje morën pjesë Kryetarja e Kuvendit të Kosovës znj. Vjosa Osmani, deputetë nga Kuvendi i Kosovës, përfaqësues të qeverisë, organizata të shoqërisë civile, nisma qytetare dhe aktivistë, përfaqësues të qeverisjes lokale, media dhe ambientalistë e qytetarë të shumtë.

Znj. Osmani në fjalën e saj të hapjes tha: “ Ne besojmë plotësisht në  mbrojtjen e lumenjëve, por edhe florës dhe faunës në to, e cila është mbrojtje e traditës dhe qytetarëve që jetojnë rreth tyre, është mbrojtje e jetës dhe shëndetit tonë. 

Pa dyshim jemi për një Kosovë të zhvilluar, dhe energjia e gjelbërt është e ardhmja, por njëkohësisht jemi të vetdijshëm që çdo investim mund të bëhet në harmoni me natyrën dhe duhet bëhet në harmoni me natyrën dhe duhet bëhet domosdo në përputhje dhe duke respektuar standardet, ligjet dhe praktikat më të mira për mbrojtjen e mjedisit.”

Për fund ajo shtoi se : ”Tashmë është e konfirmuar që Kosova ka rezerva të pamjaftueshme të ujit, dhe një gjë është e qartë se ne nuk kemi lumenjë për të falur, dhe e kemi obligim që të angazhohemi për kujdes të shtuar për mbrojtjen e burimeve tona ujore”.

Ndërsa Drejtori Ekzekutiv I KCSF-së, z. Taulant Hoxha tha: ”Kino Lumbardhi është simbol i rewzistencës qytatare të Prizrenitt dhe mbrojtjes së intresit publik, e sot këtu janë mbledhur  shumë aktivistë që janë duke rezistuar që burimet e pakta ujore të Kosovës të mos shkatërrohen për përfitime të një grupi të vogël, e në kurrizë të të gjithë qytetarëve të vendit”.

Kurse organizatori i Bunarfest z.Dren Marseli tregoi që ka vite që garuesit e këtij fetivali tashmë detyrohen që një pjesë të lëshimit përgjatë Lumbardhit duhet ta bëjnë jashtë lumit, për shkak të dëmdimit të shtratit të këtij lumi.

Pjesë e kësaj tryeze ishte edhe znj. Shpresa Loshaj, aktiviste për mbrojtjen e lumejneve nga oragnizata ”Pishtarët” nga Deçani dhe ajo u shpreh: ” Për ne me rëndësi është  që qytatarët e asaj ane ta kuptojnë që diskutimi i problematikës ssë ndërtimit të hidrocentralit të jetë gjë normale, të ngritet vetëdija që diçka e parregullt dhe e paligjshme ka ndodhur dhe të ngritet guximi për t’i diskutuar këto probleme me anën e Junikut dhe Deçanit”.

Me këtë rast, pjesëmarrësit patën rastin të shohin edhe ekspozitën e fotografive të aktivitetit të Bunarfestit ndër vite.

Kjo ngjarje u organizua në kuadër edicionit të XVI të Bunarfest dhe programit EJA Kosovë të KCSF-sё, e cila pёrkrahet nga Agjencia Zvicerane pёr Bashkёpunim Ndёrkombёtar (SDC) dhe Agjencia Suedeze pёr Zhvillim Ndёrkombёtar (SIDA).

/BBGreenKosova/

Foto: Bunarfest

Leave a Reply