Derdhja e naftës në det shkaktoi dëme në gjallesa të detit dhe në njerëz
Derdhja e naftës në Maurtius : Japonisë i’u kërkua të paguante 34 milion dollarë për përpjekjet e rimëkëmbjes, në mënyrë që të mbështesë peshkatarët lokal, jetesa e të cilëve u ndikua negativisht nga rrjedhja e naftës muajin e korrik, sipas një dokumenti të qeverisë Mauritian të arritur nga agjencia japoneze e lajmeve Kyodo News.
Derdhja ndodhi kur transporti japonez MV Wakashio, në pronesi të nagashiki Shipping Co, u përplas me një gumë në jug të Mauritius .Më shumë se 1.000 tonë naftë u derdhën në ujrat që janë shtëpia e mangrove dhe specieve të rrezikuara, duke bërtë që Mauritius të shpall një gjendje të jashtëzakonshme mjedisore” me 7 gusht.
Ndërsa banorët e asaj zone të ishullit u përpoqën që të kontrollojnë përhapjen e karburantit, ka pasur debate të konsiderueshme se kush do të pagujaë për dëmin e shkaktuar në jetën e detit dhe ata që janë të varur prej tij për jetesën e tyre.
Sipas dokumentit të cituar nga Kyodo, Mauritius ka vlerësuar një kosto mbi 30 milion dollarë për ndërtimin e 100 anijeve të peshkimit, ndërsa mbi 240,000 dollarë do përdorën për ofrimin e trajnimeve për 475 peshkatarë dhe 60 kapitenë të cilët mund të mos kenë përvojë në peshkim në det të hapur.
Mbi 3 milion dollarë janë kërkuar për rinovimin e qendrës kërkimore të peshkimit në Mauritius “ Albion”, e cila u ndërtua në vitet 1980 me ndihmën japoneze. Sipas agjencisë japoneze në Mauritius konfirmoi se kërkesat të ndryshme ishin pranuar. Zyrtari tha: “Është e vërtetë se jemi duke marrë kërkesa të ndryshme. Japonia po punon për të bërë menjëherë gjithka që mundet.”
Mauritius pa demonstrate në shkallë të gjerë në kryeqytet, protesta më të mëdha që vendi ka parë në këto 40 vjet. Afër 75,000 protestues marshuan kundër mosveprimit të kryeministrit Pravind Jugnauth në trajtimin e krizës, duke bërë thirrje që udhëheqësi dhe shumë zyrtarë të lartë të largohen. Protestuesit ishin të zemruar dhe thirrjet e tyre ishin për udhëheqësit e vendit “ Paaftësia juaj po shkatërron ishullin tone”, dhe reagime të ashpra pati për rastin e zbulumit alarmues të ddhjetra delfinëve të ngordhur kohëve të fundit.
Burimi: ecowatch