Si ndikon infrastruktura në oqeane

Më të rejat

Oqeanet mund të duken të mëdhenj dhe të pathyeshëm, por megjithatë njerëzimi ka gjetur një mënyrë për të përhapur ndikimin e tij mbi ta. Gjetjet e reja tregojnë se oqeanet e botës janë të mbushura me të gjitha llojet e infrastrukturës njerëzore.

Zona e mbulimit të veprimtarisë njerëzore është aq e gjerë, sa që infrastruktura jonë në oqean është e barabartë me qytetet në tokë dhe do të rritet edhe më shumë në vitet që vijnë.

Studiuesit hartuan një sërë aktivitetesh njerëzore që ndodhin si në breg të detit ashtu edhe në det të thellë, duke përfshirë instalime nafte, tubacione, kabllo, ferma peshqish, porte dhe ferma të energjisë së erës në det të hapur. Studimet tregojnë se 132,000 kilometra katrorë të detit, janë kolonizuar nga aktivitetet njerëzore dhe infrastruktura.

Ndërsa Kina ka pasurmë shumë ndërtime, duke përfshirë një sipërfaqe të madhe të fermave të algave dhe kultivimin e peshkut, vendet e tjera gjithashtu kanë pasur ndikim të madh.

Deri në vitin 2028, ndërtimi i oqeanit mund të rritet deri në 70% nga diapazoni i tij aktual, i nxitur nga fermat e algave dhe fermat e energjisë së erës dhe energjisë së baticës.

Peshkimi i tepërt, valët e nxehtësisë detare të nxitura nga ndryshimi i klimës, ngritja e nivelit të detit dhe katastrofat siç janë derdhjet e naftës po ushtrojnë presion mbi jetën detare dhe ekosistemet nga të cilat varen. Zhvillimet në tokë gjithashtu mund të ndikojnë në detin e hapur. Shkencëtarët paralajmëruan në një raport historik vitin e kaluar se oqeanet do të “kalojnë në kushte të papara” këtë shekull, përderisa planeti ngroh me një shpejtësi ekosistemet që do të përpiqen t’i përshtaten atij.

Ne mbështetemi tek oqeanet për ushqim, për të thithur dioksidin e karbonit dhe një mori përfitimesh të tjera. Rezultatet e studimit të ri tregojnë nevojën për të menduar se si duhet ta trajtojmë oqeanin me më shumë kujdes duke pasur parasysh rrezikun që kemi vendosur tashmë në jetën detare.

Ashtu si qytetet në tokë, është e qartë që duhet të marrim vendime që na lejojnë të jetojmë në një harmoni më të mirë me natyrën. /bbgreenkosova./

Burimi: Earther.gizmodo.com

Leave a Reply