Të ndëshkuarit e rrugës “Hyzri Talla” në Kodrën e Diellit

Më të rejat

Qytetarët: Gropa e kanale në vend të “kunxhave të Shpendit”!

Nën financimin e komunës së Prishtinës rruga “Hyzri Talla”, përkatësisht banorët që jetojnë në këtë rrugë janë kurthuruar në mes të rrënojave dhe materialeve ndërtimore.

“Jam 80 vjeçar dhe në këtë lagje jetojë që 35 vite. Ishte lagjja më e mirë e qytetit. Tashmë jeta në këtë lagje është bërë shumë e vështirë dhe me shumë rreziqe! Që nga shkurti, kur kanë nisë punimet në heqjen e “kunxhave të Shpendit”, me paralajmërim për përfundimin e punëve për 120 ditë. Fatkeqësisht shumë kohë është bërë nga kalimi i afatit dhe rruga nuk është ndërtuar”, thotë Ibush Kelmendi!

Që atëherë banorët dhe bizneset janë në hall me pluhurin, zhurmën e tymin e veturave! Në vend të tyre rruga është bërë si fushë betejë! Troturatët janë bërë gropa të hapura, e rruga e asfaltuar është prerë në shumë vende e është mbushur me zall, që ngasësit e automjeteve duke iu shmang gropave e zallit po rrezikojnë kalimtarët/këmbësorët.

Punëtorët e restauranteve të Qendrës Tregtare thonë se dy herë janë ndëshkuar sivjet: “Pandemia na solli pothuajse në falimentim e kur shpresuam se do të mbajmë gjallë biznesin, ndërtimet në rrugë po na i përzënë mysafirët”!

Në këtë rrugë janë disa çerdhe të fëmijëve, që në oborret e tyre nuk mund t’ i zhvillojnë veprimtaritë e tyre për shkak të pluhurit, tymit të automjeteve dhe zhurmës!

Përfaqësuesit e komunës së Prishtinës, kohë më parë, u kanë thënë medieve se “punimet janë vonuar për shkak të pandemisë”!

Një banor tjetër, xha Ibushi, shtoi: “Aktori i njohur, Vedat Bajrami, ka investuar disa mijëra euro në rregullimin e gjelbërimit, që ishte një gëzim i madh, për ne pleqtë e lagjes! Fatkeqësisht, përkundër gjelbërimit dhe vendeve për ulje, pluhuri nga rruga dhe zhurma e burive të automjeteve, që ngatërrohen nëpër gropa, e ka bërë jetën të bezdisshme. Mbrëmjet ishin të këndshme për sheti, por tash po ia mësyve thyen duar e këmbë e mbase edhe pjesë tjera të turpit sepse pos “barrikadave” ndërtimore nuk ka as ndriçim”!/BB Green Kosova

Leave a Reply