750 milion mushkonja të modifikuara gjenetikisht do të lëshohen në këtë vendbanim

Më të rejat

Gruper e mbrojtjes së mjedisit dhe banorët locale të zones Kyes të Floridas janë duke rraguar me zëmrim rreth këtij projekti.

Autoritetet e Floridas kanë marrë dritën e gjelbër nga Agjensia e Mbrojtjes së Mjedisit (EPA) për pilot projektin që do të lëshohen 750 milion mushkonja të modifikuara gjenetikisht, ky projekt do të realizohet mes vitit 2021 dhe 2022, edhe pse shumë banor local dhe grupe të mbrojtjes së mjedisit po e kundërshtojnë këtë projekt.

Projekti po kërkon të minimizojë spërkatjen e insekticideve për të provuar dhe mbajtur një kontroll të ngusht  të një lloj mushkonje që trasnporton sëmundje vdekjeprurëse një nga to është edhe Zika.  Dhe kjo është një përpjeke për të frenuar përhapjen e sëmundjeve.  Dhe kjo përpjeke pasionante e cila përfaqëson punën  themelore të qindar njerëzve për më shumë se një dekad, të cilët duan të mbrojnë komunitet nga shumë sëmundje bartëse nga Zika , ethet e verdha etj.

“Drjetori I përgjithshëm I Oxitec Grey Frandsen  pasi EPA I dha miratimin projektit. Oxitec është ndërmarrja me bazë në SHBA dhe prone britanike që qëndron pas projektit që ndihmoi në modifikimin e mushkonjave.  Me emerin OX5034, mushkonjat e modifikuara gjenetikisht është e zhvilluar në mënyrë që femrat të vdesin para se të kalojnë fazen e larrvave.

Mushkonjat femra janë ato që kafshojnë njerëzit, duke tranferuar sëmundjet, ndërsa meshkujt ushqehen vetëm me nectar bimor, kështu që nuk përhapin ndonjë sëmundje.  Leja e EPA Oxitec do të paralajmërojë zyrtarët shtet¨ror 72 orë para lëshimit të grupit të pare të mushkojnave në Keys në Florida dhe të kryejë teste mbi mushkonjat gjatë 10 javësh. Testet do të monitorojnë nëse ndonjë mushkojnë femër do lind.

Ky lajm është pritur me shumë reagime serioze Jaydee Hanson, drejtori i politikave për qendrën ndërkombëtare për vlerësimin e teknologjisë dhe qendrën për siguri të ushqimit  në një deklartaë tha : “ me të gjitha krizat urgjente më të cilat përballet kombi ynë dhe shteti I Floridas me pandeminë Covid-19,  padrejtësit racore, ndryshimi i klimës , administarta ka përdorur dollarë taksash dhe burime qeveritare për një projekt ekspriment në parkun  Jurassic”.

Ndërsa Dana Perls  menaxhere e programit të ushqimit të tekonolgjisë në Friends of Earth, deklaroi “ Lëshimi I mushkojnave të inxhinierisë gjenetike do të vendosë pa nevojë floridianët, mjedisin dhe specie e rrezikuara në mes të kësaj pandemie”.  “Ky aprovim ka të bëjë me maksimalizimin e fitimeve të Oxitec , jo për nevojën  e ngutshme për të adresuar sëmundjet e shkatuara nga mushkonjat” tha ajo.

Me mushkonjat që do të lëshohen në mes viteve 2021 dhe 2022 , koha do të tregojë se si mushkonjat dhe floridianët do të përballen.  Kafshët dhe insektet e modifikuara gjenetikisht zakonisht kanë ngritur mjaft  shqetësime etike.

Burimi:  interestingengineering.

Leave a Reply