Krijimi i 50 milionë ushqimeve nga energjia elektrike, uji dhe ajri
Një kompani finlandeze e cila prodhon ushqim nga energjia elektrike, uji dhe ajri ka deklaruar se brenda dy viteve në planet e saj të ardhshme do të investojë për të krijuar 50 milionë ushqime, për t’i shpërndarë në mbarrë botën në supermarket të ndryshme.
Ajo gjithashtu ka aplikuar në BE për licenccë ushqimore, që të tregtojnë prodhimet e tyre.
Kompania po bashkëpunon me Agjencinë Hapësinore Evropiane, për të furnizuar astranautët, kur shkojnë me misoione në Mars, pasi kjo metodë ka kosto të ulët dhe është më e faforshme për ta.
Proteinat e kthyer në pluhir kanë një kosto prej 5 eurosh për kilogram. Janë të vendopsura në pako të madhe dhe mbajnë emrin “Solein”. Procesi i prodhimit është i ngjashëm me atë të frementimit të birrës.
Më pas mikrobet krijojnë protetina të cilat thahen në laborator dhe bëhen pluhur. Shkencëtari kryesor Pasi Vainika që merret me prodhimin e produktit, tha se me anë të mënyrës neutral të karbonit , kanë prodhuar një burim proteinash plotësisht të natyrshme pa humbur vlerat ushqimore.
“Është një mënyrë e re e përthithjes së proteinave, pra është një lloj i ri i ushqimit dhe krejt ndryshe nga të gjitha ushqimet të cilat gjenden sot në treg, për mënyrën si prodhohen, pasi është e nevojshme bujqësia dhe akuakultura”, tha Vainika. Ai shtoi se forma e re e prodhimit të këtij lloji të ushqimit nuk është zhvilluar për të sfiduar fermeret në dakadat e ardhshme, por është dicka e re dhe e mirë për popullin, ai nuk e priste që produkti i tij të bëhej kaq i preferuar. Tre të katërtat e kalorive e kanë orgjinën nga 12 bimë dhe pesë lloje tjera nga ato shtazore.
Ndërsa një e katërta e karbonit është për shkak të proshimit të ushqimit, por OKB prej shumë kohësh ka deklaruar se duhet të ketë një rritje të prodhimeve ushqimire, deri në 50 ose 70 për qind nga mesi ishekullit, prandaj ai e colëson produktin Solein shumë të rëndësishëm për njerëzit.
Vainika e cilëson se pluhuri mund të jetë i pasur me çdo përbërës ushqimor, dhe në të ardhmen mund të krijojnë dhe një tjetër pluhur me fibra që ka shijën mishit ose të bukës. Gjysma e tokës së banueshme në botë përdoret për bujqësi, ndërsa shkencëtarët thonë se industria e peshkur zë vend fare të vogël.
Kompania e cila është e vendosur në kryeqytetin Helsinki, së bashku me Qendrën Kërkimore Teknike të Finlandës dhe Universitetin e teknologjisë së Lappeenrantit , prej kohësh kanë prodhuar ushqim nga energjiaelektrike, ajri dhe uji./bbgreenkosova./
Burimi: theguardian