Kjo vajzë arriti t’i bind njerëzit që mos të hedhin çamçakez në rrugë

Më të rejat

Në mbarë botën çdo vit shpenzohen më shumë se 14 miliard paund me çamçakëz dhe sigurisht pjesa më e madhe e tyre përfundojnë në tokë.

Pas cigareve, çamçakezi është lloji i dytë më i zakonshëm i mbeturinave në rrugë.

Dhe për këtë pjesë britanikës Anna Bullus  i erdhi një ide për riciklim dhe të kthehen në objekte të dobishme. Vite më pare ka marrë si mision riciklimin e çamçakëzave, në këtë mënyrë pastrohen rrugët nga këto mbetje.

Rreth 10 vite më pare, ajo filloi një projekt në kërkim të mbeturinave të cilat mund të riciklohen. “ Një nga lëndët që gjeta ishte një çamçakëz dhe si një projektuese isha krejtësisht e habitur se asgje nuk bëhej për ta ricikluar atë” tha Bullus.

Duke studiuar kimin e çamçakëzit, zbuloi se përbërësi kryesor apo baza e tij zakonisht është një dome sintetike, një lloj polimeri i ngjashëm  me plastikën.

“Është quajtur polyisobutylene”, shpegon Anna ,  të njëjtën gjë mund ta gjeni në pjesën e brendshme në rrotat e biçikletës.

Kjo lëndë është marrë nga petrochemicals, e cila është rafinuar nga lëndët djegëse fosile si naftë bruto. Anna e kuptoi se çamçakëzi ,edhe pas përdorimit është  material i dobishëm.

Si arriti ti bind njerëzit që të dhurojnë çamçakëzin e tyre, në vend që ta hedhnin atë në rrugë të shkujdesur në rrugë vend e pa vend.

Dhe strategjia e saj ishte se ajo krijoi kazanë të ndritshme, në formë flluskë, e posaçme për hedhje të çamçakëzit të quajtur Gumdrop, e cila mund të varet në lartësin e kokës.

Dhe më e bukura e gjithë kësaj se këto kosh janë bërë nga vetë çamçakëzi i ricikluar. Dhe pranë koshave shpjegohet me një mesazh se çdo çamçakëz i grumbulluar do të riciklohet në objekte të reja.

Një nga vendet e para që nënshkroi  kontratën për përdorimin e kazanëve ishte Universiteti i Winchester. Në kampusin e saj jetojnë dhe punojnë rreth 8,000 njerëz dhe autoritetet donin ta mbanin atë të paster nga çamçakëzët.

U instaluan 11 kuti të posaçme që Anna të përforconte mesazhin se çamçakëzi mund të riciklohet në qoftë se hidhet me përgjegjësi. Për student e vitit të parë dha qindar gota kafeje të bëra nga çamcakëzat e ricikluar.

Dhe e vërteta është se kazanët nuk e zgjidhën problemin e çamcakëzave , por ato filluan që të ndryshojnë sjelljen e njerëzve.

Sfida tjetër e Annës ishte gjetja e partnerëve industrial të gatshëm për riciklim të çamçakëzve e që ishte diçka krejt e re.

Si përfundim ajo bindi një fabrikë riciklimi në Worcester. Ai merr kazanët e saj dhe filtron materialin e padëshiruar, si letër ose mbështjellës, përpara se të grumbullojë copat dhe pastaj ta përziej atë me polimere plastike të riciklueshme.

Proporcioni në përzierje ndryshon, por Anna thotë se çdo objekt që ajo bën përmban një minimum prej 20 për qind të çamçakëzit.

Burimi: BBC News

Leave a Reply