Zbulohet rrjedhje e metanit në Antarktidë: “Papërshkrueshëm shqetësuese për tërë botën”
Metani është një gaz që ngroh atmosferën 84 herë më të fortë se CO2. Ka kohë që dihet se do të fillojë të rrjedhë me të madhe me shshkrirjen e permafrostit në Siberi, por kurrë në kontinentin polar. Për shkak të së ardhmes së jetës në Tokë dhe njerëzimit, shkencëtarët janë të tmerruar nga zbulimi.
Nën ujë përreth rreth kontinentit polar jugor në planetin Tokë, shkencëtarët vlerësojnë se ekziston sa një e katërta e të gjitha sasive nëntokësore të metanit në botë. Një studim i kohëve të fundit nga tre shkencëtarë i botuar në revistën shkencore The Royal Society zbulon jo vetëm rrjedhjen e parë të njohur të metanit në Antarktidë, por gjithashtu se nuk ka bakterie që do të “gllabëronin” dhe do të parandalonin që metani daljen e tij në atmosferë.
“Kjo mungesë e konsumit të metanit (nga bakteriet) është zbulimi më i rëndësishëm. Nuk është lajm i mirë. Mikrobeve ju deshën më shumë se pesë vjet për të filluar të shfaqeshin atje fare, dhe madje edhe atëherë metani vazhdoi të rrjedhë me shpejtësi nga fundi”, tha për Guardianin Andew Thurber nga Universitetit shtetëror i shtetit të Oregonit, i cili ka punuar në kërkime.
“Cikli i metanit është absolutisht një arsye për t’u shqetësuar shoqëria (njerëzimi). Unë e konsideroj papërshkrueshëm shqetësuese,” shtoi ai në deklaratën e tij, për një shkencëtar, një përshkrim jashtëzakonisht dramatik i situatës.
Rrjedhja e metanit nga shtrati i detit në ujërat përreth Antarktidës, sipas hulumtimit, u vërejt për herë të parë krejt rastësisht nga zhytësit në vitin 2011.
Ata arritën të kthehen në të njëjtin vend në detin Ross vetëm pesë vjet më vonë për të studiuar hollësisht vendin e rrjedhjes. Pastaj pasoi pjesa laboratorike e punës.
Këtu hyn në lojë pjesa më dramatike e zbulimit. Rrjedhja e metanit nga shtrati i detit, së pari përmes ujërave të detit në sipërfaqe dhe më tej në atmosferë, është pjesë e cikleve natyrore. Ndodh kështu herë pas here për shkak të shpimit nën ujë në kërkim të naftës dhe gazit, për shembull në Detin e Veriut, që ndonjëherë arrin përmasa katastrofike.
Mirëpo, mbrojtje natyrore në këto raste janë baktere kimosintetike që tërheqin energjinë për jetën e tyre nga molekulat e metanit. Këtu ndodhi, thonë shkencëtarët në përshkrimin e tyre të studimit, që edhe pesë vjet pas zbulimit, rreth burimit të rrjedhjes, nga të gjithë mikroorganizmat e gjetur, atë që konsumojnë metan, e hanë praktikisht, përbëjnë vetëm 4 përqind të të gjithë popullatave të mikrobeve.
“Komuniteti i mikrobeve nuk është zhvilluar sa duhet për të krijuar një filtër të mjaftueshëm për të parandaluar rrjedhjen e metanit nga sedimenti,” thuhet në rezultatet e hulumtimit.
Arsyet për këtë janë temperatura shumë e ulët e detit (-1.8 ° C) dhe nivelet e larta të përqendrimit të sulfatit. Arsyet e rrjedhjes së metanit, të paktën kjo, thuhet se me siguri nuk janë pasojë e ngrohjes globale tashmë ekzistuese. Sado të jetë dramatike lajmi për rrjedhjen e re të madhe të metanit si edhe një përshpejtues tjetër i madh i ndryshimit të klimës, është e rëndësishme të dihet se ky incident nuk hyn në “spiralen” e vetë-gjenerimit të ndryshimeve klimatike.
Përkundrazi, kjo po ndodh me shkrirjen e permafrostit në Rrethin Arktik, veçanërisht në Siberinë veriore. Për mijëra vjet, toka e ngrirë është shkrirë për shkak të ngrohjes globale, duke lëshuar metan në atmosferë, i cila edhe më tej po e përshpejton ngrohjen e atmosferës. Dhe kështu sillet në qark.
Sa i rrezikshëm është metani për natyrën, d.m.th. për ndryshimin e klimës, tregohet, për shembull, nga ilustrimet e EPA-së dhe EDF.-së amerikane Sipas të dhënave të tyre, të pranuara përndryshe në të gjithë botën, emetimet e gazrave serë, në ekuivalentët e CO2, në vitin 2018 ishin të tilla që 81 përqind iu referuan CO2, madje 10 përqind në metan, 7 përqind në oksidet e azotit dhe 3 përqind në gazrat me bazë fluori.
Metani nuk qëndron në atmosferë për aq gjatë sa CO2, por në 20 vitet e para e nxehë atmosferën 84 herë më fort se CO2. Metani vjen në atmosferë nga burime natyrore dhe artificiale, por në të gjitha rastet, përveç njërit, u referohet proceseve rreth naftës, gazit dhe qymyrit. Një rast i mebtur i referohet blegtorisë, dmth gazrave të tretjes që lirohen nga kafshët që kultivohen në masë në industrinë e mishit.
Disa vjet më parë, 16 studime shkencore së bashku çuan në përfundimin se metani nga bota njerëzore ose ajo që shkaktoi njeriu, rrjedh në atmosferë sa madje 60 përqind më keq sesa mendohej më parë.
Fjala është për një dallim të madh për fatin e botës. Që nga konferenca në Parisi është bërë e qartë se pragu i shmangies së pasojave për njeriun dhe natyrën nga ngrohja është 1,5°C. Pragu tjetër është 2°C./bbgreenkosova
Burimi: The Royal Society, The Guardian
Foto: royalsocietypublishing.org