Mund ta quajmë insektin më të dobishëm të natyrës

Më të rejat

Vërtetë mund ta quajmë insekti më i dobishëm si për njeriun ashtu dhe për natyrën . Bleta është një insekt, racë monofiltike, që bën pjesë në supërfamiljën Apoidea që tani klasifikohet me emrin  Antofilia. Njihet rreth 20.000 lloje bletësh të grupuara në nëntë familje .

Ato gjenden në çdo continent, përveç Antraktikut. Jetojnë në shoqëri e cila në një zgjua mund të ketë prej 10-70 mijë individë varësisht prej sezonit.  Në zgjua dallohen mbretresha ( mëmza), meshkujt dhe puntorët të cilat janë me numrin më të madh.

Produkti i tyre mjalti është ushqimi i pazëvendësueshëm, bletët janë  polenizuesit më të mëdhenjë të luleve në tokë.

Këto janë disa nga gjërat që nuk I keni ditur për bletët.

Një bletë  punëtore jeton 30-45 ditë në një sezon.

Bleta mbretëresh jeton deri në shtatë vjet dhe gjatë ditës lëshon vezë sa tre here pasha e saj.

Bletët e prodhojnë mjaltin në të njëjtën mënyrë, për të paktën 150 milionë vjet.

Për mbledhjen e nektarit dhe polenit , bleta viziton gjatë ditës rreth 1000 lule.

Një koloni e fortë dhe e shëndetshme e bletëve, gjatë ditës mund të polenizojë deri në 3 milionë lule.

Në varësi të llojit dhe madhësisë së një kolonie bletësh, në një koshere gjenden 20.000-80.000 bletë.

Shumë herët shkenctarët kanë zbuluar se bletët janë krijesa shoqërore , dhe kohëve të fundit kanë zbuluar se bletët “dehen” në një shoqëri. Dhe si duket ashtu si njerëzit po edhe bletët preferojnë alkoolin.

Janë insektet e vetme në botë që prodhojnë ushqimin që e konsumojnë edhe njerëzit.

Të gjitha  bletët pa dallim prodhojnë mjalte të shëndetshme dhe shumë të mire.

Kur flitet per mjaltë jo cilësore ajo është si rezultat i mënyrës së përpunimit industrial apo edhe kequshqyerjes së tyre.

Mjlati I bletëve është njëri prej ushqimeve më të sigurta, pasi shumica e bakterve të rrezikshme nuk mund të mbijetojnë në të.  Burimi :Wikipedia.

Leave a Reply