E ardhmja e çiklizmit në Kosovë

Më të rejat

Ministri i infrastrukturës Arban Abrashi bashkë me Ministren Vlora Dumoshi dhe me përfaqësuesit e grupit të çiklistëve “Marakli t`biçkletave” sot përshkuan shtegun e biçikletave në rrugën për Fushë-Kosovë.

Ai ka theksuar se “këtë rrugë e kemi shenjëzuar në qëllim sensibilizimi për shoqërinë rreth përdorimit të biçikletave dhe si masë të sigurisë, për çiklistët që e shfrytëzojnë këtë rrugë.”

Ministri, deklaroi se çdo rrugë që do të krijohej, do të ketë shtegun e çiklizmit,  dhe rrugët që përdoren nga çiklistët do të shenjëzohen.

“ Në vijim do të vendosim standarde të reja, në mënyrë që infrastruktura e re rrugore, të përfshijë edhe shtigjet për biçikleta, dhe aty ku mundemi do të modifikojmë infrastrukturën që të krijojmë sa më shumë shtigje për çiklistë.” Ka thënë Ministri në një postim në faqen e tij në Facebook.

Dihet se çiklizmi është një nga aktivitetet më të përhapura sportive në botë, po ashtu edhe në Kosovë, përveq se është  aktivitet i shëndetshëm për trupin, gjithashtu është një aktivitet që i bën mirë mjedisit tonë, duke reduktuar ndotjen e ajrit,  prandaj edhe çiklizmi në Kosovë duhet të ketë mbështetje institucionale por edhe vetë inciativë të qytetarëve. /bbgreenkosova.

Leave a Reply