Marrëveshja e gjelbër evropiane për rimëkëmbjen e ekonomisë pas pandemisë

Më të rejat

Komisioni Evropian duhet të mbledhë 750 miliardë euro në tregjet financiare, nga të cilat 500 miliardë do të shpërndaheshin në formën e subvencioneve, dhe 250 miliardë në formën e kredive për vendet anëtare

Komisioni Evropian ka paraqitur pardje propozimin e planit për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë së koronavirusit, të quajtur “Gjenerata e Re e BE-së”. Rimëkëmbja parashikohet të jetë në përputhje me Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane, me qëllimin për ta bërë Evropën një kontinent jo-karbonik deri në vitin 2050.

Planifikohet që një e katërta e shumës së propozuar për rimëkëmbjen ekonomike do të investohet në luftën kundër ndryshimit të klimës, duke investuar në teknologjitë e energjisë së pastër. Përveç burimeve të rinovueshme të energjisë, këto përfshihen, mes tjerash, edhe ruajtja e energjisë, prodhimi i hidrogjenit të gjelbër, kapja dhe deponimi i karbonit.

Propozohet që Komisioni, në emër të Bashkimit Evropian, të mbledhë 750 miliardë euro në tregjet financiare, nga të cilat 500 miliardë do të shpërndaheshin në formën e subvencioneve, dhe 250 miliardë në formën e kredive për vendet anëtare.

Ndonëse plani i Gjeneratës së re të BE-së nuk është orientuar vetëm në dekarbonizim, ai siguron mjete shtesë për investime në burime të përtëritshme të energjisë dhe braktisje të lëndëve djegëse fosile. Po ashtu, kufizohet investimi në projekte e kompani të cilat nuk janë kompatibile me qëllimet e përcaktuara me Marrëveshjen e Parisit.

Parashihet edhe ndarja e 40 miliardë euro shtesë në Fondin për tranzicion të drejtë, i cili u është destinuar vendeve anëtare të cilat edhe më tej varen nga prodhimi i energjisë elektrike nga thëngjilli, në mënyrë që të shpejtohet dhe lehtësohet haqja e lëndëve djegëse fosile nga sektori energjetik.

Krahas 750miliardëve, është prezantuar edhe propozimi i buxhetit afatgjatë të BE-së për 7 vitet e ardhshme prej 1.100 miliardë eurosh, ndërsa kryetarja e Komisionit, Ursula von der Leyen, ka theksuar se këtë rast duhet shfrytëzuar që fokusi të orientohet drejt së ardhmes së gjelbër evropiane.

Von der Leyen ka shtuar se Marrëveshja e gjelbër evropiane dhe digjitalizimi i ekonomisë do të ketë ndikime pozitive ekonomike, do t’i kontribuojë hapjesë së një numri të madh të vendeve të punës, mjedisit më të shëndetshëm jetësor dhe shoqërisë stabile evropiane. Në tekstin e propozimit Marrëveshja e gjelbër është veçuar si shtykkë kryesore në krijimin e politikave të rimëkëmbjes.

Ndonëse planet e propozuara duken premtues, aktivistët e klimës dhe organizatat e gjelbra joqeveritare mendojnë se janë larg të qenit të përsosur. Ndonëse pajtihen se ndryshimet e propozuara jën hap në drejtimin e duhur, ata mendojnë se ka ende hapësirë për investime në industrisë “ndotëse”, si dhe se nuk i është kushtuar mjaft vëmendje çështjes së shkatërrimit të habitateve natyrore dhe humbjes së biodiversitetit.

Që plani për rimëkëmbjen e gjelbër të ekonomisë evropiane të realizohet në vepër, është e domosdoshme që njëzëri ta miratojnë 27 qeveri të Këshillit të Evropës, të cilat duhet të tubohen në Bruksel më 18 e 19 qershor, kur do ta shqyrtojnë këtë propozim të Komisionit Evropian.

Burimi: BusinessGreen, Forbes
Foto: Pfisterenergy

Leave a Reply