“Liqeni kaltër” i KEK-ut, zonë e ndotjes së lartë

Më të rejat

Ekziston rreziku potencial edhe i depërtimit të ujërave të ndotura të liqenit nështresat nëntokësore duke rrezikuar edhe ndotjen e akumulimeve ujore nëntokësore të kësaj zone

Duket si liqe, por në fakt është mu e kundërta e tij. Ky “liqe” është krijuar nga ujërat që rrjedhin nga mbetje e hirit te djegies së qymyrit që deponohet përmes sistemit hidraulik nga termocentralet Kosova A dhe Kosova B të Korporatës Eleketroenergjetike të Kosovës, në deponinë e hirit në ish minierën e boshatisur sipërfaqësore të Mihjes së Mirashit, vetëm disa kilometra në Perëndim të Prishtinës.

“Liqeni” ka ngjyrë të kaltër për shkak të përmbajtjes bazike dhe pranisë së kemikateve të ndryshme, që vijnë nga përbërja që ka hiri i KEK-ut. Në përbërje të hirit të TCA dhe TCB, përfshihen kryesisht okside të ndryshme, të cilat në reaksion me ujin japin baza (hidrokside) dhe kështu krijojnë ambientin bazik të ujit të këtij liqeni. Në mesin e këtyre oksideve me përmbajtje më të lartë janë të pranishme Oksidi i Kalciumit (CaO), Treoksidi i Hekurit (Fe2O3), Treoksidi i Aluminit (Al2O3), Oksidi i Magnezit (MgO) etj.

Në kuadër të përbërjes së hirit që deponohet në formë të qullët në këtë zonë, ka edhe metale të rënda dhe fenole të cilat së bashku me bazat e lartë përmendur krijojnë në medium kompleks kimik në liqenin e krijuar.

Në bazë të të dhënave nga Raportet mujore të KEK-ut për ujërat e shkarkuara në pikën matëse në këtë zonë, vërehen tejkalime të disa parametrave sikurse janë pH-të (potenciali i hidrogjenit), e cila arrin vlerat deri në 13, pastaj përçueshmëria elektrike, kloruret, nitratet dhe materiet e suspenduara në ujë.

Tejkalimi i këtyre parametrave është vërejtur po ashtu edhe nga matjet e realizuara nga Insitituti Hidrometeorologjik i Kosovës gjatë viteve 2017 dhe 2018 më kërkesën e Inspektoratit të Mjedisit të ish Ministrisë së Mmjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe të Avokatit të Popullit. Nga analizat fiziko-kimike të ujërave të liqenit të realizuara në laboratorin e IHMK, është konstatuarvlerat e larta të pH-së së ujit dhe përçueshmëria e lartë elektrike.

Niveli i ujërave të liqenit të kaltër rritet sidomos gjatë sezonit të vjeshtës dhe dimrit dhe kjo rritë mundësinë e daljes së ujërave jashtë zonës se deponisë. Ekziston rreziku potencial edhe i depërtimit të ujërave të ndotura të liqenit nështresat nëntokësore duke rrezikuar edhe ndotjen e akumulimeve ujore nëntokësore të kësaj zone.

Krijuar nga kemikate të ndryshme: “Liqeni i kaltër” i KEK-ut (pamje satelitore nga Google maps)

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, në kuadër të monitorimit të vazhdueshëm dhe vlerësimit të gjendjes së mjedisit dhe identifikimit të zonave me potencial të lartë të ndotjes, e ka identifikuar deponinë e hirit dhe liqenin e kaltër në mesin e hot-spoteve mjedisore apo zonave me ndotje të lartë që kërkojnë rehabilitim.

Bazuar në legjislacionin në fuqi, është obligim i KEK-ut që të bëjë zgjidhje për këtë problem mjedisor. Një nga masat që ka ndërmarrë KEK-u për menaxhimin e situatës është ngritja e barrierave për të parandaluar kalimin e ujërave të deponisë në ujërat sipërfaqësore përreth dhe me theks te veçantë në lumin Sitnica.

Zgjidhja e problemit të liqenit të kaltër është një nga prioritetet mjedisore për të ardhmen dhe rehabilitimi i tij pritet të adresohet përmes një projektitë rehabilitim të mbështetur nga Banka Botërore, që tanimë është në fazën ezhvillimit.

Përveç rehabilitimit të deponisë dhe zbatimit të standardeve mjedisore, një nga alternativat më të mira për zgjidhjen e problemit për të ardhmen do të ishte edhe përdorimi i hirit të TCA dhe TCB si lënde e parë për prodhim sikurse ndodhë në shumë raste të ngjashme në botë.

Burimi: AMMK
Foto: AMMK, Google Maps

Leave a Reply