Samiti Botëror i Ujit në Berlin: Dialogu për ujin dhe samiti në Londër 2024 (10)

Green journalism, Ndryshimet Klimatike, Shkrimet autoriale

 Behare Bajraktari, Berlin

Gazetare & publiciste/ E specializuar në  raportime për ndryshimet klimatike dhe mjedisore

Moti ekstrem do të bëhet më i shpeshtë për shkak të ndryshimeve klimatike, ndërsa në këtë krizë ka mjaft kompani të cilat shpërdorojnë burimet ujore siç janë lumenjtë. Në procesin e ujit kompanitë duhet të evitojnë humbjet e ujit duke përdorur teknologji të reja.

Gjatë Samitit Botërorë të Ujit në Berlin u adresuan katër sfida: Masa e ujit, Ruajtja e energjisë, Çmimi dhe Cilësia e ujit.

Një prej mesazheve të adresuara ishte që të mos bëhet ‘shpëlarja e gjelbër’ dhe se kompanitë duhet të përfshihen në çështjen e ujit, por në agjendën e ujit duhet të përfshihen edhe rrjetet e supermarketeve.

Në dialogun e ujit dhe të dekarbonizimit duhet të ketë investime, inovacione, bisedime me njerëzit dhe komunitetet. Dhe pyetja u shtrua çfarë uji është duke u prodhuar, ndërkohë që komunitetet po rriten; a duhet të shitet uji industrial prej burimeve me cilësi të ulët dhe se si duhet uji të riciklohet? Këto kur teknologjitë e reja janë shumë të shtrenjta për t’u përfshirë në sistemet e reja të ujit.

U tha se kompanitë duhet të pajtohen për ta bërë një strategji të përbashkët të biznesit të ujit dhe se asnjë kompani s’mundet ta bëjë e vetme. Duket qesharake por në samit u tha se: “ Kompanitë nuk kanë të dhëna për asnjë gjë që lidhet me ujin edhe pse ato e prodhojnë ujin”.

Kur të sigurohen të dhëna për ujin do të ketë më shumë cilësi dhe shërbim më të mirë të ujit. Mbledhja e të dhënave do të sillte me shumë të mira për punën e kompanive dhe se çmimet duhet të rriten nëse kompanitë kanë të dhëna për ujin.

Zgjidhja e problemit të ujit mund të bëhet vetëm përmes partneritetit publiko-privat, doli si kërkesë e samitit të Berlinit. “Ne besojmë thellë se zgjidhja është në partneritetin publiko-privat”

Sa mund të ndihmojë media dhe gazetaria në këtë çështje?

Media dhe gazetaria  duhet të qëndrojë me shkencën. Gazetaria është e domosdoshme për mjedisin, ujin dhe raportimet përgjatë ndryshimeve klimatike. Por në të njëjtën kohë kombinimi i sektorit privat dhe sektorit publik duhet të jetë pjesë e medies dhe gazetarisë që të mbrojë të dobëtit në shoqëri, edhe pse është roli i qeverive që të kujdesen për më të cenueshmit, tha Roger Harrabin një nga zërat më me ndikim të medies për mjedisin, energjinë dhe ndryshimet klimatike. Ai është Analist i Energjisë dhe Mjedisit në mediumin më serioz në botë BBC. Roger ka qenë një pionier global në raportimin mjedisor. Ai ishte prezantues themelues i programit mjedisor të BBC-së ‘Costing the Earth’ dhe ka fituar shumë çmime për punën e tij në radio dhe TV.

Përderisa në Berlin ky samit u shënua nën temën: “Krijimi i klimës për rritje” siç njoftojnë organizatorët ngjarja më e madhe në kalendarin e ujit kthehet në Londër, vitin e ardhshëm, me temën: “Siguria për një planet në ndryshim”. Ata paralajmërojnë se duan të promovojmë lidhjen midis sigurisë së ujit, ndryshimeve klimatike dhe ndjenjës më të gjerë se investimi në ujë mund të sjellë një stabilitet ekonomik dhe mjedisor në planetin tonë.

Duke pritur se çfarë folës do të jenë të ftuar nga shkenca, institucionet shtetërore dhe kompanitë pritave, sigurisht Christofer Gasson si një gazetar, medien sërish do ta trajtojë me rëndësi, por edhe “gazetarinë e gjelbër”, gjithashtu.

Leave a Reply