Samiti Botëror i Ujit në Berlin: Bastet e fitimeve për energjinë, ndërsa vazhdojnë ta shpenzojnë ujin (4)
Behare Bajraktari, Berlin
Gazetare & publiciste/E specializuar në raportime për ndryshimet klimatike dhe mjedisore
Qeveritë dhe kompanitë e energjisë po bëjnë baste të mëdha për hidrogjenin e gjelbër, ndërkohë harxhojnë shumë ujë për ta prodhuar atë.
Në Evropë, shtrëngimi i energjisë i shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës po i detyron qeveritë të kërkojnë burime alternative të energjisë dhe rritja e çmimeve të gazit ka bërë që hidrogjeni i gjelbër të duket shumë më i përballueshëm. Po a do të jetë e përballueshme njësoj edhe rritja e çmimit të ujit të pijes, pas rritjes së çmimit të uji industrial?
Sipas disa të dhënave të Deuchland.de nevojiten të paktën 9 litra ujë për të prodhuar i litër hidrogjen të gjelbër nga elektroliza e ujit.
Në vitin 2020, shitjet e gazit natyror në Gjermani arritën në 939 Twh (miliardë kwh), 31 për qind e të cilave i atribuoheshin ndërtesave. Për të zëvendësuar këtë sasi energjie me hidrogjen të gjelbër, 214.6 milionë metra kub ujë do të duhej të ndaheshin me elektrolizë. Duke supozuar funksionimin e vazhdueshëm, kjo do të thotë 24,500 metra kub në orë, që është e barabartë me konsumin e ujit në orë të familjeve në Berlinin e madh, nëse hidrogjeni prodhohet në Gjermani.
Po nëse hidrogjeni i gjelbër prodhohet në Afrikë, ku do ta marrin ujin?
Për Gjermaninë në këtë rast, zëvendësimi i plotë i gazit natyror nuk është një alternativë e mundshme në afat të shkurtër; ekspertët besojnë se 10 për qind do të ishte e mundur. Nga ana tjetër, Bashkimi Evropian miratoi 5.2 miliardë euro subvencione për projektet e hidrogjenit të gjelbër në shtator të 2022. Shtetet e Bashkuara, ndërkohë, përfshinin miliarda dollarë kredi të gjelbra të taksave të hidrogjenit në Aktin e reduktimit të Inflacionit.
Ndërsa, studimet mbi rrezikun e rrjedhjeve që minojnë përfitimet klimatike të hidrogjenit të gjelbër janë botuar nga Universiteti i Kolumbisë, Fondi i Mbrojtjes së Mjedisit, universitetet e Cambridge dhe Reading -ut.
Nesër: Si ka qenë dhe si është çështja e ujit në Kosovë?