Na duhet një qasje më agresive, gjysmëmasat nuk do ta shpëtojnë natyrën
Rrafshimi i kurbës së prishjes së shpejtë dhe shkatërrimit të natyrës kërkon zgjidhje agresive të problemeve në fronte të shumta në të njëjtën kohë, paralajmërojnë shkencëtarët.
Për të parandaluar, për shembull, zhdukjen e luanëve dhe arinjve polarë dhe për të ndaluar shkatërrimin e pyjeve tropikale, është i nevojshëm një plan pretendues me shumë qëllime për të “mbrojtur rrjetën e sigurisë” së botës natyrore, shkruan revista Science.
“Nuk mjafton të kemi vetëm një qëllim ambicioz për të luftuar zhdukjen e specieve nëse nuk kemi një qëllim po aq ambicioz për ekosistemet dhe diversitetin gjenetik”, tha një nga autorët, zoologu Piero Visconti, shkencëtar në Institutin ndërkombëtar për analizë të zbatuar në Vjenë.
Artikulli është nënshkruar nga 60 ekspertë nga e gjithë bota përpara samitit mbi biodiversitetin që do të mbahet në Kinë vitin e ardhshëm.
Fjala është për negociimin e 200 shtetev nën kujdesin e Konventës së KB-së mbi diversitetin biologjik, “COP15”, e cila duhej të zhvillohej këtë muaj, por u shty për shkak të pandemisë. Përpjekjet e mëparshme për të mbrojtur dhe rivendosur natyrën kanë dështuar
Planeti është në kulmin e zhdukjes në masë, sepse speciet po zhduken njëqind deri në një mijë herë më shpejt se normat normale, pajtohen shumica e shkencëtarëve.
Paneli shkencor i KB-së mbi biodiversitetin paralajmëroi në një raport dramatik vitin e kaluar se një milion specie po përballen me zhdukjen, kryesisht për shkak të humbjes së habitateve dhe mbishfrytëzimit, dhe njerëzit janë përgjegjës për këtë.
Një seri qëllimesh të miratuara nga i njëjti organ i KB-së një dekadë më parë, dhe që duhej të ishin përmbushur deri në fund të kësaj të tashmes, janë plotësisht të humbura. Ndërkohë, megjithë një gamë të gjerë masash, degradimi i mjedisit ka vazhduar.
Vitin e kaluar, zona e një pylli tropikal në madhësi të një fushe futbolli u shkatërrua çdo gjashtë sekonda, ose një total prej rreth 38,000 kilometrash katrorë, treguan të dhënat satelitore. Përafërsisht të njëjtat sipërfaqe u shkatërruan në vitet e mëparshme.
Muajin e kaluar, Organizata botërore për mbrojtjen e natyrës (WWF) njoftoi se popullatat e kafshëve, shpendëve, peshqve dhe bimëve janë tkurrur me gati 70 përqind që nga viti 1970.
“Ne nuk po arrijmë të mbrojmë diversitetin e jetës për Tokën”, tha Johan Rockstrom, drejtor i Institutit për kërkime të ndikimit të klimës me seli në Potsdam. “Dhe ne nuk po arrijmë të sigurojmë një planet të qëndrueshëm për brezat e ardhshëm,” shtoi ai.
Shumica e ekspertëve besojnë se samiti COP15, i cili duhet të zhvillohet vitin e ardhshëm “tani ose kurrë”, është koha për të ndaluar shkatërrimin e natyrës.
“Të gjitha provat sugjerojnë që 2030-ta është afati kyç dhe i fundit për përcaktimin e qëllimeve ambicioze dhe realiste,” tha bashkautorja e raportit Yunne Jai Shin, studiuese në Institutin e kërkim-zhvillimi në Marsejë./bbgreenkosova
Burimi: Science
Foto: BB Green Kosova