Nga qeset e plastikës dhe paketimet nxirret hidrogjen
Kimistët përdorën mikrovalë për të kthyer qeset plastike dhe paketimet e tjera plastike në një burim të pastër hidrogjeni. Kjo metodë e re e bën shumë më të lehtë marrjen e hidrogjenit nga plastika
Mbetjet plastike tashmë mund të shndërrohen në hidrogjen me metoda të tjera. Mirëpo, qasja e re premton të jetë më e shpejtë dhe me më pak kërkesë për energji.
Peter Edwards nga Universiteti i Oksfordit thotë se ai dhe kolegët e tij dëshironin të “përballeshin me realitetin e errët” të mbetjeve plastike, nga të cilat vetëm Mbretëria e Bashkuar prodhon 1.5 milionë tonë në vit. Meqenëse hidrogjen në qeset plastike ka rreth 14 përqind, ai ofron një burim të ri të mundshëm të lëndëve të para për vendet që duan të luftojnë ndryshimin e klimës me hidrogjen të prodhuar thjesht, shkruan NewScientist.
Shumica e qasjeve ekzistuese përfshijnë përdorimin e temperaturave shumë të larta mbi 750 ° C për të dekompozuar plastikën në një përzierje të hidrogjenit dhe monoksidit të karbonit, e ndjekur nga përdorimi i një hapi të dytë për të ndarë hidrogjenin.
Në vend të kësaj, Edwards dhe ekipi i tij përdorën një mikser kuzhine për të thyer plastikën në copa të vogla dhe e përziejnë atë me një katalizator nga oksidi i hekurit dhe alumini. Nën një gjenerator mikrovalësh 1000 vatësh, katalizatori krijon vatra në plastikë dhe ndan hidrogjenin, duke nxjerrë deri në 97 për qind të gazit nga plastika në pak sekonda.
Avantazhi i këtij procesi është se ai vetëm ngroh katalizatorin dhe jo të gjithë plastikën, gjë që rezulton në konsum më të ulët të energjisë, sepse plastika nuk thith mikrovalët.
“Rezultatet zbulojnë një zgjidhje potenciale tërheqëse për mbetjet plastike”, përfundoi Edwards./bbgreenkosova
Burimi: NewScientist
Foto: Dreamstime