Greta ka një porosi politike: ‘Bëni të gjithë të votojnë për të!’

Më të rejat

17-vjeçarja ka shkruar në Twitter se kurrë nuk ndërhyn në politikat partiake, por se “zgjedhjet e ardhshme në SHBA janë mbi to”.

“Nga perspektiva e klimës, gjithçka që është marrë është larg nga mjaft, dhe shumë prej jush, natyrisht, keni mbështetur kandidatë të tjerë. Por dreqin! Organizohuni dhe bëni që të gjithë të votojnë për # Bidenin,” shkroi ajo.

Pasi Thunberg u shpall person i vitit nga revista “Time” në vitin 2019, presidenti i SHBA-së Donald Trump është tallur me aktivisten adoleshente, duke shkruar në Twitter se ajo duhet të “punojë në problemin e saj të kontrollimit të zemërimit dhe më pas të shkojë të shikojë një film të vjetër të mirë me një mik/mikeshë”.

Trumpi gjithashtu me sarkazëm ka komentuar fjalimin e saj vitin e kaluar në samitin e KB-së për ndryshimin e klimës, kur i dënoi ashpër liderët botërorë për dështimin e tyre për të trajtuar ndryshimet klimatike.

Thunberg dhe lëvizja e saj ‘Të premteve për të ardhmen’ janë nominuar për çmimin Nobel të Paqes të këtij viti, i cili iu dha Programit botëror të ushqimit të KB-së të premten.

Trumpi është përqendruar në anulimin e asaj që filloi paraardhësi i tij, Barack Obama. Ai ka nënshkruar një dekret me të cilin hidhet poshtë masa kryesore e planit të Clean Power, me të cilën urdhërohen termocentralet për të ulur emetimet e CO2.-shit Duke shfuqizuar masën, ai theksoi se “dëshiron t’i japë fund luftës kundër qymyrit”, pa përmendur ndryshimin e klimës.

Për Dallim prej tij, Biden është përqendruar në infrastrukturën e re masive të gjelbër./bbgreenkosova

Burimi: Hina
Foto: Jonathan Nackstrand

Leave a Reply