Kalifornia përballet me nivele rekord të ndotjes së ajrit për shkak të zjarreve

Më të rejat

Banorët në Kaliforni përballen me nivele mëdha të ndotjes së ajrit nga zjarret.

Aktualisht janë dhjetë zjarre të mëdha që digjen në të gjithë Kaliforninë. Më i madhi prej të cilëve është i vendosur në pesë qarqe në veri të Kalifornisë pranë San Fransisco, dhe deri më tani ka djegur pothuajse 400,000 hektarë tokë.

Dhe deri më sot, ky është zjarri i dytë më i madh i regjistruar.

këto zjarre jo vetëm që paraqesin rrezik të menjëhershëm për jetën e njerëzve, por 224 prona tashmë janë shkatërruar dhe 8 persona janë shpallur të vdekur, e këto zjarre gjithashtu paraqesin një rrezik vdekjeprurës të ndotjes së ajrit.

Ky nivel i ndotjes së ajrit paraqet një paralajmërim serioz shëndetësor të kushteve emergjente. Sipas indeksit të cilësisë së ajrit, në këtë nivel, e gjithë popullata ka të ngjarë të preket.

Departamenti i Shëndetit Publik të Kalifornisë i ka këshilluar njerëzit të qëndrojnë brenda gjatë këtyre periudhave të ndotjes së lartë të ajrit dhe sygjeruan që publiku duhet të përdorë kondicionerë dhe filtra të ajrit aty ku është e mundur.

Mbi rrezikun e menjëhershëm të ndotjes së ajrit, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve gjithashtu paralajmëruan se kjo ndotje e ajrit mund të rrisë rrezikun e COVID-19. Ekspozimi ndaj ndotësve të ajrit në tymin e zjarrit mund të irritojë mushkëritë, të shkaktojë inflamacion, të ndryshojë funksionin imunitar dhe të rrisë ndjeshmërinë ndaj infeksioneve të frymëmarrjes, duke përfshirë COVID-19.

Midis 1 janarit deri më 9 shtator, në SH.B.A. janë djegur mbi 41,000 zjarre, krahasuar me 35,000 në të njëjtën periudhë në vitin 2019.

Ndryshimi i klimës është kryesisht përgjegjës për përkeqësimin e këtyre zjarreve, temperaturat e ngrohta thajnë karburantet, që do të thotë se gjithçka që ju nevojitet është një shkëndijë për të filluar një zjarr masiv.

Këtë vit, temperaturat e larta dhe erërat e forta e kanë përkeqësuar situatën edhe më keq. Kalifornia e Jugut pa një valë të nxehtësisë ku temperaturat arritën kulmet prej 54.4C në gusht, e cila është temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në planet. /bbfreenkosova./

Burimi: Airqualitynews.com

Leave a Reply