Përkundër pritjeve: Pandemia nuk e ka ngadalësuar aspak ndryshimin e klimës

Më të rejat

Reagimi global ndaj pandemisë Covid-19 nuk ka pasur pothuajse asnjë efekt në shkaqet e ndryshimit të klimës, sipas një raporti të ri të madh.

Megjithëse emetimet e dioksidit të karbonit u ulën ndjeshëm gjatë karantinës, përqendrimi i gazrave me jetë të gjatë në atmosferë vazhdoi të rritet.

Sipas studimit “United in Science” (Të bashkuar në shkencë), periudha nga viti 2016 deri më 2020 ndoshta do të jetë periudha më e ngrohtë pesëvjeçare nga fillimi i matjeve.

Autorët e studimit pohojnë se ndikimi i pakthyeshëm i ndryshimit të klimës po rritet.

Ekspertë të shumtë nga një numër i madh i organizatave ndërkombëtare, përfshirë KB-në dhe Organizatën Botërore Meteorologjike (WMO), morën pjesë në përgatitjen e raportit, i cili siguron një pasqyrë të re të gjendjes së ndryshimit të klimës.

Studimi tregon se karantinat në të gjithë botën kishin një efekt të rëndësishëm dhe të menjëhershëm në emetimet e gazeve serë, me rënien e vlerave të matura ditore në prill 2020 për 17% krahasuar me një vit më parë.

Mirëpo, kjo rënie e fortë nuk zgjati.

Me kthimin e botës në punë, emetimet u rritën dhe në korrik ishin deri në pesë përqind më pak se i në muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Viti 2020 pritet të përfundojë me një rënie prej 4 deri në 7 për qind të emetimeve.

Ekspertët tregojnë se përqendrimet e këtyre gazrave në atmosferë bëjnë një ndryshim përsa i përket temperaturave globale.

Për shkak se CO2 qëndron me shekuj, shtimi madje edhe i një sasie të vogël në atmosferë rrit potencialin e ngrohjes për të gjitha gazrat që janë grumbulluar gjatë dekadave.

Ky studim i ri tregon se kjo është e saktë ajo që ndodhi në disa stacione kryesore matëse për monitorimin e gjendjes së atmosferës./bbgreenkosova

Burimi: Hina
Foto: Shutterstock

Leave a Reply