Çfarë tha Ministri Kuçi dhe komisioni hetimor për Hidrocentralet në Kosovë
Në ditën e djeshme u mbajt diskutim për Hidrocentralet , temë diskutimi në këtë forum të mbajtur nga Levizja Fol ishte shqfuqizimi i vendimit të ministrisë për moratorium në ndërtimin e hidrocentraleve dhe konsultimet me publikun për çështjet e kësaj natyre deri më tani.
Paneliste në këtë diskutim ishin: Blerim Kuçi , Ministër i Ekonomisë dhe Ambientit, Hajrullah Çeku, Anëtar i Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis dhe Eliza Hoxha , Kryesuese e Komisionit hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve e Komisionit.
Blerim Kuçi ka folur ne emer të ministrisë që drejton se si minister dhe si Kosovë në raport me energjinë ujore ka qenë permanentë me i hartu tarifat nxitëse, pra Kosova ka kërku ka nxit prodhimin e energjisë së ripertrishme , ku hyn energjia me ujë . Kosova ka kerku që te aplikojnë kompanit e ndryshme për të ndërtu potencialet për të prodhu energji të ripërtrishme. Si ministri që ka mundur ta sheh një defekt dhe që nuk ka arrit me hartu një plan për ndryshim, nuk ka të bëjë me prodhimin e enrgjisë por me monitorimin , procedurat e rrepta të mbikqyrjes së ndertimit të hidrocentraleve.
Ku përfshihen dy faza leja e ndërtimit dhe pas ndërtimit , dhe është e rëndësishme mbikqyrja e këtyre fazave të cilat ndikojnë në mejdis, që duhet me i shiku dhe me i bë keto procedura më të rrepta.
Kuçi thotë : ”Ne jemi duke hartu një plan të veprimit bashkë me sektorin përkatës duke pasë parasysh që është me rendesi per onpionin , duke pas parasysh edhe debatin dhe ngritja e një komisioni hetues. Ai thotë se ka edhe një evidencë të proceseve dhe licencave komplet të ndërmarrjeve prej vitit 2007, të cilat kompani kanë apliku për lejet dhe në cilat fazë janë. Kosova me pëlqimet e këtyre procedurave kompanit të cilat operojnë dhe prodhojnë diku 61 MGW duke mos perfshi kompanit të cilat kanë operu në liqenin e Ujmanit.
Ndërsa Hajrulla Çeku anëtar i komisionit hetimor tha: Si pikë e parë për të, dhe shumë e rëndësishme që duhet me ditë gjithësecili me abuzimin e resurseve , dhe ky abuzim ka fillu menjëherë pas luftës , abuzimi nuk ka qenë vetëm në formën e zhvatjes së buxhetit ose korrupsionit, që ka ndodh duke keqperdor mjetet e buxheitit në formën e abuzimit me tendere dhe procedura, kjo ka qenë vetëm një forme. Abuzimet më të medha kanë ndodh në resurset zhvillimore , siç janë privatizimi , një resurs tjetër që është abuzu me të është hapesira teritoriale , zonat urbane të Kosovës duke përfshi të gjitha qytetet , Prishtinen ,Prizrenin , Ferizajin, Gjakoven, Pejen , zona të abuzume thellësisht në kuptimin e ndërtimit , kryesisht pa leje, pa palnifikim .
Abuzimi ka ndodh edhe me tokat bujqësore , me natyrën me bjeshket me malet. Ka shumë tema madhore të tjera por po fokusohemi në temën e ujit i cili është abuzu si resurs . Përkundër obligimit që kemi për të prodhuar energji për konsum si vend, ne nuk guxojmë të hyjme aventurave te luajmë me resurset ujore që kemi dhe të ndertojme të gjithe këto hidrocentrale , edhe nëse nuk përplotesohet 25 % nuk është se Kosova ka me u perjshatu nga çfardo nisme rajonale integruese, apo evropiane etj.
Nëse është me rëndësi i tregon edhe BE-së që kaq kemi resurse dhe nuk mundemi edhe ato pak resurse ujore me i fut ne gypa. Të gjitha këto hidrocentrale janë bërë në intresa të grupeve te caktuara. Ka shkelje të shumta ligjore procedurale. Çeku shtoi se hidrocentralet janë ndërhyrje ne ekosistem , e kur ndërhyn ne ekosistem viruset jo vetëm që krijohen por edhe shtohen, viruset aty e kanë bazen .
Ajo që është e knaqeshme për Çekun është zhvillimi i reagimit të qytetarëve , banorëve të cilët janë mobilizu, dhe kanë qenë banorët ata qe kanë leviz shoqërinë civile , kjo ështe shumë humanitare se po vjen nga posjt lartë. Me keto nderhyrje me hidrocentrale është sulmu ekonomia familjare apo edhe buka e gojës.
Kurse kryesuesja e komisionit, Eliza Hoxha tha se: “Një vullnet i mirë i qytetarëve por edhe i shoqërisë civile, reagimi i tyre në lidhje me mjedisin për ta adresu qështjen e hidrocentraleve të cilat kanë ndiku në qështjet mjedisore është hap për tu përshëndetur. Problem thelbësor është burimet e ripertrishme . Kosova edhe si aspekt topografik dhe si aspekt i zonës klimatike të reshjeve nuk prodhon hapesirë të mjaftueshme ujore të kapitalizimit të ketij lloji të energjisë .
Ne nuk mund të arrijme 25 % e prodhimit të energjisë kur nuk kemi resurse ujore . Është bë një investim i shpejt dhe i pa matur, dhe i pa studiuar mirë në procesin e licencimit apo pëlqimit mjedisor . Ne duhet të shikojmë problemin në thelb se ku qëndron problem me licencime , është problem me resurse ujore , apo problemi me abuzime qoftë në aspektin juridik , apo mospërmbajtjes të rregullave që duhet të kenë operatorët .
Kosova është e varfër sa i përket resusrseve ujore në përgjithësi ,duke krahasuar edhe me vendet në rajon pa përmend hidrocentralet, ne duhet të sigurojmë si aspekt bazë ujin e pijshëm dhe atë të tokave bujqësore ku është një sektor shumë i rëndësishëm në Kosovë. Si kryesuese e komisionit hetimor ajo tha se ky komision do jetë një pasqyre krejt cka ka ndodh deri me tash, ku kemi gabu qoft si shtet qoft si operator ekonomik , qoft në kuptimin ligjor nese ka diskripancë në mes udhëzimeve administrative apo ligjeve të caktuara që nuk harmonizohen ato, apo krijojnë hapësira apo zbrastësira ligjore , aty ku ka shkelje punën pastaj do ta bëjë prokuroria dhe gjyqësia .
Hoxha shtoi se Kosova duhet ta rimendoj dhe të ketë një strategji për të ardhmen sepse prej këtij viti e më tutje obligimet për energji të ripërtrishme për Kosovën rriten deri në 32 % ku deri më tani ka qenë 25 %. Ky komision do te vë në pah shumë zbrastësira ligjore dhe do ta vë në punë edhe qeverinë.
Një pyetje nga një qytetare dhe aktiviste e mjedisit i është drejtuar ministrit Kuçi për dëmet që po shkakton kompania e cila operon me shumë se pesë vite pa licnec në Deçan,duke shkaktuar dëme të pa riparushme për vendin, dhe si mund te jetë kjo kompani mbi ligjin. Ministri Kuçi u përgjigj në këtë formë : “Ne kemi aprovu bashkë me Berzhin procedura tjera për energji te ripertrishme , kemi bë liberalizimin e tregut që kompanit të konkurojnë me projekte të veta me nje proces të tenderimit qoft me erë qoftë me energji solare apo energji tjera të ndryshme por jo për ujë.
Tani kosotoja e energjisë me erë dhe diell është më e lire se më parë . Por se a janë të dëshme edhe këto për mjedisin ka me pas debate gjithmonë. Vite më parë kemi pas debatin e energjise me thëngjill . E sa i perket hidrocentralit te Deçanit ministri tha se tani kemi një procedur hetimore që është e mire, tashmë është ngritur një komision dhe do merret me të gjitha .
Kuçi ndër të tjera tha se shumë operator janë të intresuar për të hyrë në proces të prodhimit të energjisë me erë dhe diell ku edhe kustoja eshte me e lire, ku do ndikoj edhe te konsumatori.
Në ketë diskutim u përmend nga ministri Kuçi edhe gjendja e Gjilanit e cila eshte emergjente nga thatësira, mungesa e ujit, ku është duke punu me kryetarin Lutfi Hazirin për te gjetë një zgjedhje afatshkurtër .
Gjithashtu Kuçi u zotua dhe garantoji se do te shkon te rishikoj Shtërpcën për të biseduar se ku është problem , pasi është duke u perballe me reduktime te ujit qe nga muaji shkurt pas ndërtimit te hidrocentralit.
Gjithashtu u fol edhe për transparencën e ministrive rreth dokumentimit të hidrocentraleve dhe shumë problemeve tjera. U tha se edhe ky debat nuk eshte kunder operimit të operatorev te cilat ndikojnë ne ekonomine e vendit por te rishikohet ku jane bërë gabimet të cilat ndikojnë në mejdis.
Pati ankesa nga aktivistet mjedisor se pse dokumentet e hidrocentraleve jane sekrete , Kuçi u përgjigj: “Se nuk ka dokumente sekrete por jane transparenc në proces.” Ndërsa Eliza Hoxha shtoi: “ Per çasjen ne informata shpesh herë nuk ka të bëjë me mos dëshiren e institucionit e të dhënit informata, pasi që ka pak arkiva në institucionet tona . “
Në fund të këtij diskutimi u fol edhe për komisionin hetimor të hidrocentraleve, Hoxha tha: “Se si fillim do merremi me procedurat e dokumenteve, më pastaj dalja në teren është pasqyra më e afërt. Ndër të tjera tha se ne nuk mundemi me pa vetem nga nje prizmë negative këtë proces, por për të bëre balancin zhvillimor dhe mjedisor që e prek aspektin social .
Diga që është bë në Deçan në tokë të butë e që toka nuk mundet ta bartë atë, ketu vijmë në vlerësim ku pasojat i merr operatori dhe mjedis. Dhe operatori në fund i gjuhet shtetit , shtetit i thote pse nuk i ke përmbush kriteret , ai me letra i ka permbush , shteti e pëson nëse e ndal operatorin, shteti duhet te kryj obligimin 9 vjeçar ndaj tij . Prandaj duhet shikuar në mënyrë racionale se si duhet dal nga kjo situatë.
Keqperdorimet abuzimet , lëshimet nga cilido institucion ose mos moniturim ato do te jene pjese e dokumentimit , sigurisht do te kete ekspert edhe nga jashtë në komision për ta bërë raportin final që të mos jete i politizuar dhe sa më profesional .
/BBGreenKosova/
Foto: Ekonomia