Eksperët e ndërtimit bëjnë thirrje për një rikuperim në ndërtim për ajër të pastër

Më të rejat

Ekspertët e industries së ndërtimit po bëjnë thirrje për një rikuperim për ajër të paster sidmos nga gjendja e COVID-19.

Sipas një raporti të ri të botuar nga projektuesi dhe prodhuesi i baterive të automjeteve elektrike, Hyperdrive Innovation, raporti është titulluar “ Një dekade elektrike në ndërtim” mban pikepamjet e 15 ekspertëve evropian të ndërtimeve , të gjithë thonë se COVID-19 ka shkaktuar një kërkesë për rinovim urgjent ndaj sfidave ekzistuese me të cilat përballet industria.

Këto sfida përfshijnë legjislacionin për të shtërnguar masat ndaj ndotjes së ajrit, përmbushjen e objektivave të emetimeve të karbonit dhe një kërkesë gjithnjë në rritje për infrastructure.  Industria e ndërtimit aktualisht është përgjegjëse për 11% të emetimeve të karbonit në botë.

Raporti zbuloi se në dhjetë vitet e ardhshme, industria do të për¨qendrohet rreth katër temmave kryesore të shpejtësisë, sigurisë, qëndrueshmërisë dhe thjeshtësisë. Mike Pitts , zëvëndës drejtor i sfidës së Transformimit të ndërtimit në Uk,tha: “Në të kaluarën, industria e ndërtimit ka qenë disi hezituese për të përdorur inovacionet e fundit.

“Koha e krizës mund të çojë në ndryshime të shpejta, rimëkëmbja nga COVID-19 mund të përshpejtojë miratimin e tekonologjisë  për të ndihmuar në proceset e ndërtimit.  “Stephen Irish, drejtor  tregtar I Hyperdrive Innovation thtoi: “Brenda në industri ka sfida dhe mundësi për të filluar-kalimin në pajisje më të pastra.

“Ky raport zbulon qartë dhe pa mëdyshje se dekada e ardhsme do të jetë një kalim i shpejtë në pajisje të ndërtimit më të paster , me emetim zero.  Tani është koha që industria të marrë një rol udhëheqës në arritjen e një të ardhme më të qëndrueshme. “Jo vetëm që këto makina elektrike janë më të ¨qendrueshme, por gjithashtu kanë një mori përfitomesh operacionale, duke përfshi koston e karburantit, sigurinë e shoferit dhe vendi më i qetë.

Zhvillimet e shpejta  në këto teknologji me bateri po e bëjnë pajisjet elektrike më të lira dhe më efikase, duke hapur mundësi shtesë  për menaxherët e ndërtimeve që përqëndrohen në pastrimin e vendeve të tyre.”

Burimi: airqualitynews

Leave a Reply