Çfarë i vrau delfinët në Mauritus?

Më të rejat

Të paktën 17 delfinë kanë ngecur në cektinë në në brigjet e Mauritiusit, ku vdiqën, kështu që lind pyetja e lidhjes me derdhjen e naftës në fillim të gushtit në të njëjtën zonë.

Delfinët, disa prej të cilëve ishin në agoni kur u gjetën në plazhet e Grand Sable, në juglindje të këtij ishulli në Oqeanin Indian. Lëndime u vunë re në disa prej tyre.

Një reporter i AFP-së numëronte nëntë delfinë, dhe një peshkatar dhe një këshilltar bashkiak thanë se panë 13 kafshë, njëra prej të cilave ishte akoma gjallë.

Autoritetet transferuan kufomat e delfinëve për autopsi.

Vendasit besojnë se delfinët janë viktimat e derdhjes së naftës nga anija japoneze e e ngarkesav MV Wakashio.

Anija u përplas në një shkëmb koralor më 25 korrik dhe u derdhën 1.000 tonelata naftë prej saj, duke rrezikuar koralet, peshqit dhe format e tjera të jetës në det. Shkencëtarët thonë se ishte fatkeqësia më e rëndë mjedisore në vend deri më tani.

Owen Griffiths, ekspert nga Shoqëria për mbrojtjen e detit e Mauritiusit, thotë që është shumë herët për të nxjerrë përfundime në lidhje me shkakun e vdekjes së delfinëve.

“Sigurisht është fjala për një rastësi fatkeqe dhe të përkujton një incident të ngjashëm në 2005,” tha Griffiths. Ai beson se “delfinët ndoqën peshqit në lagunë, humbën orientimin dhe nuk arritën të kthehen në det. Në panik dhe stres, ata kanë goditur koralet, u rraskapitën dhe vdiqën”, supozon ai.

Në një deklaratë, Greenpeace bëri thirrje për një hetim urgjent mbi rrethanat e atyre vdekjeve.

Autoritetet në Mauritius, me ndihmën e ekspertëve të huaj, ende po vlerësojnë ndikimin e derdhjes së naftës nga anija japoneze.

Sipas përfundimeve të tyre të para, shkëmbinjtë detarë dhe shkëmbinjtë koralorë nuk janë dëmtuar, por koralet ende kërcënohet nga mbetjet e anijes së përplasur./bbgreenkosova

Burimi: BBC
Foto: Receive.news

Leave a Reply