Në Kinë energjia diellore tani është më e lirë se energjia elektrike nga rrjeti

Më të rejat

Për vetëm 25 vjet, Kina, nga një vend pa panele diellore, ka arritur që të ketë dyfish më shumë se çdo vend tjetër

Sipas hulumtimit të ri, energjia diellore tani është më e lirë se energjia elektrike nga rrjeti në qytete në të gjithë Kinën, kjo mund të rrisë shumë përdorimin e energjisë diellore.

Disa ekspertë mendonin se Kina do të duhet të presë të kalojnë dekada para se prodhimi i energjisë diellore të fillojë të kushtojë njësoj si energjia elektrike nga rrjeti. Mirëpo, falë një kombinimi të përparimeve teknologjike dhe mbështetjes së qeverisë, “pariteti i rrjetit” tashmë është arritur. Shkencëtarët kanë zbuluar se në të gjitha 344 qytetet që vëzhguan, energjia elektrike e përfituar nga nga energjia ishte më e lirë se energjia elektrike nga rrjeti, tregoi një studim i botuar në revistën Nature Energy.

Për më tepër, një ekip shkencëtarësh i udhëhequr nga Jiniue Ian nga Royal Institute of Technology në Stokholm, zbuloi se 22% e qyteteve mund të kishin sisteme diellore që do të prodhonin energji elektrike me një çmim më të ulët se nga qymyri.

Ndërsa çmimi i teknologjisë së energjisë së pastër bie dhe kërkesa e Kinës për energji elektrike rritet me shpejtësi, investimet në energjinë e rinovueshme po bëhen më tërheqëse.

Kingsmil Bond, një strateg energjetik në Carbon Tracker, i cili nuk ishte i përfshirë në studim, i tha portalit Carbon Brief: “Përfundimi është se energjia diellore industriale dhe komerciale është më e lirë se energjia elektrike nga rrjeti do të thotë që industria kineze mund të përqafojë energjinë diellore, dhe atë pa subvencione dhe efektet e tyre shtrembëruese të tregut, por të nxitur vetëm nga fitimet tregtare.”

Për vetëm 25 vjet, Kina, nga një vend pa panele diellore, ka arritur që të ketë dyfish më shumë se çdo vend tjetër.

Ky vend tashmë është shtëpi e disa fermave të mëdha diellore, përfshirë atë në shkretëtirën Tengger, e cila është më e madhja në botë. Në vitin 2017, Kina ishte investitori më i madh në botë në burime të rinovueshme të energjisë, duke përbërë pothuajse gjysmën e infrastrukturës së ndërtuar rishtas.

Megjithatë, qymyri është akoma mbizotërues dhe ka një pjesë të tregut prej rreth 60% krahasuar me 5% të energjisë së diellit.

Investimi në energji diellore kërkon planifikim afatgjatë, kostot e instalimit janë të shtrenjta, dhe vendimmarrësit shpesh nuk mendojnë se kjo është në favor të tyre në një afat të shkurtër. Gjithashtu, për shkak se çmimi i energjisë diellore vazhdon të bjerë, shumë kompani do të duan të presin pak më gjatë që çmimet të bien edhe më shumë.

Studiuesit që shkruan këtë studim propozojnë një ndryshim të politikave që do të inkurajonte më shumë njerëz që të përdorin energjinë diellore.

Sipas një raporti të KB, investimi global në energjinë e rinovueshme u rrit gjatë vitit 2017, duke tejkaluar shumë investimet në lëndët djegëse fosile.

Në pak më shumë se një dekadë, investimet e bashkërenduara kanë rritur pjesën e energjisë elektrike globale të gjeneruar nga burimet e rinovueshme të erës, diellit dhe të tjera nga rreth 5 në 12 përqind.

Pavarësisht progresit të dukshëm, Agjensia Ndërkombëtare e Energjisë ka paralajmëruar se nevojitet shumë më shumë investime në energjinë e rinovueshme në të gjithë botën për të parandaluar që ngrohja mesatare globale të tejkalojnë 1.5°C./bbgreenkosova

Burimi: Nature Energy/ Independent
Foto: Alamy

Leave a Reply