Studimi i ri tregon se sëmundja e diabetit mund të jetë e lidhur me ndotjen e ajrit
Ekspozimi ndaj ndotjës së ajrit mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të dibatit, ky është rezultat i një studimi të ri i botuar në gazetën e kërkimit klinik.
Për të provuar ndikimin që ndotja e ajrit ka në shëndet, studiuesit e universitetit të institutit të kërkimeve kardiovaskulare krijuan një mjedis në New Dehli dhe Pekin duke ndotur ajrin me grimca të imëta (PM2.5).
Duke përdorur për studim miun, studiuesit vëzhguan ndikimet në shëndetin e tre grupeve, një grup një grup i cili kontrollohet dhe marrin ajër të paster të filtruar , një grup tjetër është ekspozuar në ajër të ndotur për 24 javë dhe një grup u ushqye me yndyrë të lartë.
Studiuesit zbuluan se ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit ishte i krahasueshëm me ngënjën e yndyrës së lartë. Si ndotja e ajrit ashtu edhe grupi të ciliët ishin ushqyer me yndyrë të lartë treguan rezistencë ndaj insulins dhe metabolizem jonormal- ashtu sikur ata të cilët janë në një gjendje para-diabetike.
Këto ndryshime u shoqëruan me ndryshime në epigjenin, një shtresë kontrolli që mund të ndizet dhe fikë mijëra gjene, që përfaqëson një tampon kritik në përgjigje të faktorëve mjedisore.
Studiuesit theksuan se nëse jetoni në një mjedis të dendur të ndotur, atëherë duhen marrë masa si mbajtja e një maske, përdorimi i një pastruesi ajri i lëvizshëm në shtëpi, përdorimi I ajrit të kondicionuar ose mbyllja e dritarve të automjeteve, dhe udhëtimi mund të ndihmojë për të lehtësuar ndikimet.
Për hapin tjetër të studimit, studiuesit takohen me një panel ekspertësh, si dhe institutin kombëtar të shëndetësisë, për të diskutuar kryerjen e provave klinike që krahasojnë shëndetin e zemrës dhe nivelin e ndotjes së ajrit në mjedis.
Sanjay Rajagopalan, autori i pare I studimit shtoi: “ Lajmi I mire është se këto efekte ishin të kthyeshme, të paktën në eksprimentet tona. Pasi ndotja e ajrit u hoq nga mjedisi, minjët u duken më të shëndetshëm dhe gjendja para -diabetike dukej se kthehej.
“ Në lajmet e ndërlidhura, muajin e kaluar (7 korrik) , studiuesit nga Universiteti i Lancaster zbuluan se ndotësit metalik toksikë nga industria dhe emetimet e automejteve poshkaktojnë një epidemic të sëmundjes së zemrës së heshtur. “ Në raport, studiuesit kanë thënë se thithja e përsëritur e këtyre nanopartikujev metalik mund të përbëje një lidhje të themeluar midis eksopzimit ndaj grimcave (PM2.5) dhe sëmundjes kardiovaskulare të rritur.
Burimi: airqualitynews