Impiantet e trajtimit të ujërave të zeza në komunën e Rahovecit

Më të rejat, Njeriu dhe natyra

Në Kosovë në përgjithësi nëpër ujëra, lumenj apo liqene ka ndotje masive, sidomos nëpër lumenj përshkak se aty hidhen mbeturinat dhe kanalizimet e banorëve që jetojnë afër tyre.

Një nga organizimet më të mira të krijuara deri tani për ndalimin e ndotjes së lumenjve nga kanalizimet është krijimi i impianteve të ujit. Këto impiante po krijohen kohëve të fundit nëpër qytete e fshatra të ndryshme në Kosovë, eventualisht duke përmirsuar ujërat dhe mjedisin përreth tyre.

Impiantet e trajtimit të ujërave të zeza kanë një kapacitet përpunimi të tonelatave metrash kub ujë në ditë. Përmes kësaj teknologjie bashkëkohore ujërat e zeza shndërrohen në ujëra të pastërta deri në 97 përqind.

Investimet për impiante konsiderohen si mjaft të rëndësishme për mjedisin dhe për vendet ku derdhen këto ujëra.

Në fshatin Kramovik të komunës së Rahovecit, është krijuar një impiant i trajtimit të ujërave të zeza. Nga kjo moqalishte horizontale rrjedhjet ditore të ujërave të rreth 400 banorëve të fshatit pastrohen çdo ditë, ky impiant është mjaft efikas në trajtim të ujërave të zeza.

Ky impiant ka disa sedimentues, e përveç ujërave të zeza të këtij fshati, indirekt përfshin edhe deri në 8 vendbanime të tjera të cilat e derdhin ujin e tyre në Lumin Drini i Bardhë.

Impianti përbëhet nga disa puseta ose moqale vertikale,të cilat disa prej tyre punojnë nëpër emergjenca, dmth në fatkeqsi natyrore, disa nga pusetat pastrojnë mbeturinat e ngurta që vijnë nga kanalizimet, dhe pastaj vijnë pusetat shkarkuese të ujit, i cili derdhet në lumë.

“Uji që del nga pusetat është rreth 90 përqind i pastërt, shumë i kthjellët,nga ku derdhet në lum nga pusetat shkarkuese.” Ka thënë për BB Green Kosova Binak Berisha, kryetar i fshatit Kramovik. Ndër të tjera Berisha ka shtuar se mbeturinat e ngurta që mbesin në puseta derdhen nëpër disa kuti speciale, dhe pastaj hidhen në vendet e caktuara, e gjitha kjo procedurë bëhet nga Kompania ujësjellsit Radoniqi, e cila bën mirëmbajtjen e tij.

Impianti i trajtimit të ujërave të zeza është financuar nga UNDP dhe është aktivizuar që dy vite, dhe dhe deri 60 përqind e fshatit është i kyqur në të.

Këto trajtime të ujërave të zeza gjithnjë e më shumë po e përmirësojnë jetën dhe shëndetin e banorëve që jetojnë afër këtyre lumenjëve. Është një mënyrë shumë e mirë për mirëmbajtjen e pastërtisë së ujit dhe mjedisit rreth neve, jo vetëm në Kosovë por në të gjithë globin. /bbgreenkosova./

E. Thaçi

Leave a Reply