A mund të ndihmojnë video lojërat në shpëtimin e planetit?

Më të rejat

Zhvilluesit e Angry Birds 2 dhe 10 prodhuesit e tjerë të mëdhenj të lojrave celulare janë zotuar të prezantojnë mesazhe mjedisore në lojërat e tyre.

përveç Angry birds, edhe lojëra të njohura si Golf Clash, Subway Surfers dhe Transformers: Earth Wars janë pjesë e projektit.

“Janë rreth tre miliardë njerëz me telefon celularë dhe gjysma e tyre luajnë lojëra në telefonet e tyre,” thotë John Earner, shefi i Space Ape i cili krijoi Transformers: Earth Wars.

“Si industri, ne kemi një shtrirje masive në krahasim me mediumet e tjera argëtuese, ne ndihemi sikur ka një mundësi që gjithnjë e më shumë të veprojmë.” tha ai.

Angry Birds 2 do të prezantojë një ngjarje brenda lojës në muajt e ardhshëm që është përqendruar në ripyllëzimin. Të 11 kompanitë që marrin pjesë në këto projekte kanë një audiencë të kombinuar prej 250 milion lojtarësh. Secili do të prezantojë një lojë të re, hartë, ngjarje me temë, histori ose punë arti në lojën e tyre për të shkëmbyer informacione dhe mesazhe në lidhje me çështjet e mjedisit.

Lojtarët e Angry Birds 2, për shembull, së shpejti do të mbledhin fara dhe mbjellin pemë në një ngjarje të ardhshme brenda lojës dhe të mësojnë për ndikimin pozitiv që mund të ketë në botën e vërtetë.

“Është një gjë e madhe për ne, ne duam të jemi një kompani me një qëllim dhe kjo është një pjesë e kësaj enigme,” thotë Ville Heijari, një nga shefat kryesorë të zhvilluesëve të lojërave Rovio.

“Transformers: Earth Wars” së shpejti do të fillojnë të krijojnë mesazhe në lidhje me energjinë e rinovueshme dhe të inkurajojnë që njerëzit të marrin pjesë në një studim të energjisë së gjelbër. “Idetë tona në mënyrë specifike nuk shkojnë aq larg,” pranon John. “Por ato janë një fillim shumë i mirë në matjen e problemit dhe fillimin e shtrimit të situatës për një sasi të madhe njerëzish.”

Kombet e Bashkuara kanë punuar për disa kohë me kompanitë e lojërave për çështje të gjelbërta përmes një skeme të quajtur Playing for the Planet.

“Urgjenca e klimës ka nevojë për të gjithë njerëzit. Në arritjen e 250 milion lojtarëve, ne shpresojmë të frymëzojmë audiencën për të ndërmarrë veprime klimatike.” thotë Inger Andersen, kreu i Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin.

Kurse Ville kishte thënë se “Lojërat me të vërtetë janë një platformë e shkëlqyeshme për të bërë gjëra si kjo dhe unë mendoj se do të shohim edhe më shumë aktivizime përmes tyre.” /bbgreenkosova./

Burimi: BBC NEWS

Leave a Reply