Bujqësia me kimikatet toksike po dëmton rend shëndetin tonë
Shumica e njerëzve të cilët blejnë udhqime organike e bëjnë sepse duan të hanë shëndetshëm.
Një e vërtetë, kalimi në një diet organike zvpgëlon me shpejtësi ekspozimin ndaj një game të gjerë pesticidesh. Sipas një studimi të ri të botuar në Research nivelet e pesticideve në trupat e familjarëve ranë në 70% për vetëm një javë pasi ata konsumuan ushqime organike.
Studiuesit arritën në përfundim se mos ngrënja e ushqimeve me pesticide është zvogëlon ekspozimin, pasi që ato janë burimi kryesor i rrezikut. Por përfitimet shëndetësore të bujqësisë oragnaike shtihen përtej pjatava tona të darkës. Bujqësia organike ofron një alternative gjithëpërfshirëse për bujëqesin kimike, mbron token, ajrin,ujin, jetën e shumë gjallesave, largon pesticidet tióksike.
Pesticidet janë vrastare, dhe nuk është për të habitur që përdorimi i gjërë i këtyre kimikateve paraqet një kërcnim serioz për shëndetin public. Puntorët e atij sistemi, familjarët e tyre mbajnë barren e demit nga përdorimi i pesticideve toskike në bujqësi. Puntorët janë në rrezik nga ekspozimi i drejtpërdrejt ndaj kimikateve të dëmshme gjatë përzirjes dhe aplikimit të pesticideve, si dhe gjatë punës në fush, si rezultat pësojnë më shumë lëndime se sa çdo tjetër fuqi puntore .
Dhe ky ekspozim gjithashtu shtrihet përtej vendit të punës, puntorët mund të mbajnë pesticide në shtëpi me rroba, këpucë dhe lëkurë duke ekspozuar pa dahje fëmijët e tyre dhe antarrët e tjerë të familjës. Përzirja e pesticideve mund të dëmtojë njerëzit që jetojnë, punojnë dhe mësojnë pranë fermave. Këto rrugë ekspozimi shtohen dhe mënjanimi i sistemit tonë bujqësor nga varësia e tij ndaj kimikateve toksike është bërë një vetejë e veshtirë.
Në disa shetete kohëve të fundit janë pare fitore nëpër gjykata në lidhje me çështjen e pesticideve, e do të duhen dekada luftimesh edhe nëpër shume vende për t’i dhënë fund përdorimit të një pesticidi.
Për shembull, NRDC në vitin 2007 kërkoi nga Agjensia Federale e Mbrojtjes së Mjedisit (EPA) për t’i dhënë fund përdorimit të pesticideve , u bënë 13 vjet dhe ne ende jemi në gjykatë duke kërkuar që EAP të mbrojë shëndetin publik.
Ndërkohë kimikate të shumta mbeten në fushat dhe trupat tanë. Problemi “dëmtimi i kokës” nga pesticidet e bën bujqësin organike të fuqishme sepse ruan shëndetin publik, fermerët organic nuk perdorin pesticide, prandaj dhe eleminon një game të gjerë të kërcnimeve shëndetësore të paraqitura nga buj¨qesia me kimikate toksike.
Me rreziqet shëndetësore të cilat përballen puntorët e fermave dhe komunitetet rurale kanë nevojë për vëmendje urgjente vecanërisht në këtë periudh në të cilën jemi me ngarkeza të shtuara nga kriza e COVID-19.
Kendra Klein dhe Anna Lappe e thane me të drejtë:” Për sa kohë që në i japim prioritet dhe rëndësi blerjes organike, kjo do të jetë një e mirë publike, dhe kjo është një humbje nga lufta për një ndryshim”. Të gjithë duhet të jemi në gjendje të hamë pa ekspozuar askënd ndaj pesticideve toksike. Dhe kjo është arsyeja se pse ne mbështesim më shumë investimet organike dhe kjo ndikon në politikën e klimës dhe më gjerë.
Burimi: ecowatch.