Shifra alarmante të shkatërrimit të pyllit në Amazonë në 12 muajt e fundit
Mbi 9,000 kilometra katrorë të pyllit tropikal të Amazonës në Brazil janë shpyllëzuar në 12 muajt e fundit, tregojnë shifrat paraprake të paraqitura nga Instituti Kombëtar i Kërkimit Hapësinor në Brazil (INPE).
Kjo paraqet një rritje prej 35 përqind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Midis gushtit 2018 dhe korrikut 2019, 6.844 kilometra katrorë të pyllit janë shkatërruar, thotë INPE, e cila analizoi imazhet satelitore të pyllit.
“Shpyllëzimi në Brazil është padyshim jashtë kontrollit,” paralajmëroi Marcio Astrini, sekretari ekzekutiv i OJQ-së braziliane Observatorio do Clima, për portalin G1.
Astrini ka frikë se numri mund të rritet në 13,000 kilometra katrorë, pasi përfshin periudhën nga gushti 2019 deri në korrik 2020.
Presidenti i krahut të djathtë brazilian, Jair Bolsonaro, në fuqi që nga fillimi i vitit 2019, është kritikuar për zjarre të mëdha në rajonin e Amazonës. Ambientalistët e akuzojnë se nuk ka bërë sa duhet për të parandaluar zjarrin për të zgjeruar zonat bujqësore.
“Numrat më të mëdhenj shkojnë paralelisht me politikat e presidentit Jair Bolsonar,” shkroi eurodeputetja Anna Cavazzini, eksperte për Brazilin.
Ajo bëri thirrje për masa për të ndaluar shpyllëzimin, të tilla si ligjet e zinxhirit të furnizimit dhe ndalimin e marrëveshjeve të tregtisë së lirë midis aleancës së Mercosur të Amerikës së Jugut dhe Bashkimit Evropian./bbgreenkosova
Burimi: G1
Foto: Shutterstock