Ndryshimet klimatike: Rrufetë do të jenë më të gjata
Organizata botërore e meteorologjisë (WMO) zyrtarisht ka konfirmuar se rrufeja më e gjatë e matur ka shkrepur më 31 tetor 2018, dhe është shtrirë për mbi 700 kilometra. Hulumtimet aktuale tregojnë se madhësia dhe frekuenca e rrufeve është në lidhmëri të drejtpërdrejtë me ndryshimet klimatike.
Rrufeja rekorde ka përshkuar qiellin mbi Brazilin e jugut dhe ka qenë aq sa përafërsisht distanca ajrore mes Prishtinës e Vienës, ka bërë të ditur WMO-ja në faqet e saj. WMO ka bërë të ditur edhe se rrufeja e cila ka zgjatur më së shumti, është shënuar më 4 mars të vitit të kaluar, dhe atë në Argjentinë. Shkrepëtima ka zgjatur 16 sekonda e 73 të qindtat.
“Skajsshmëritë nga mjedisi janë dëshmi të gjalla për ato që është e aftë natyra”, ka deklaruar për portalin e WMO-së profesori Randall Cerveny, raportues kryesor për skajshmëri të motit e të klimës të kësaj organizate meteorologjikë të OKB-së.
Në arkivat e WMO-së është shënuar edhe e dhëna se numri i viktimave të drejtpërdrejta nga goditja e një rrufeje është shënuar në Zimbabve në vitin 1975, kur kanë vdekur 21 njerëz në një kasolle, ku janë strehuar nga moti me shi. Numri më i madh i viktimave të tërthorta është shëniar në vitin 1994, kur rrufeja ka goditur një cisternë me naftë në Dronka të Egjiptit, dhe nga shpërthimi kanë vdekur 469 njerëz.
Në fillim të shekullit të XXI, është bërë e qartë se rrufetë po bëhet më të shpeshta dhe më të mëdha ndërsa ndryshimet klimatike po përkeqësohen në planetin Tokë, të shkaktuara nga ndotja industriale e atmosferës nga gazrat serë. Një studim i një grupi shkencëtarësh nga Universiteti i Berkeleyt, botuar në nëntor 2014 në Science, vërejti një rritje të shpeshtësisë së goditjeve të rrufeve prej 12 përqind për çdo 1 ° C të ngrohjes globale, me një diferencë gabimi prej plus ose minus pesë përqind.
Shkencëtarët kanë testuar llogaritjet e tyre në 11 modele klimatike, dhe përfundimi i fundit i hulumtimit është se deri në fund të shekullit XXI, me parashikimet aktuale të ndryshimit të klimës, rrufetë në të gjithë botën mund të jenë 50 përqind më të shumta se para në gjysmë dekade më parë.
Në atë studim, shkencëtarët u mbështetën në parashikimet se, pos nëse njerëzimi do të mund ta ndalonte zhvillimin e vet dhe të frenonte ndryshimin e klimës, atmosfera e Tokës do të rritet me 4°C deri në vitin 2100 në krahasim me mesataret para shekullit XXI./bbgreenkosova
Burimi: WMO, Science
Foto: Mendim Rugova