
Pesë gjërat që duhet të dini për maskat një përdorimshme dhe ndotjen plastike
Lufta kundër ndotjes plastike është duke u goditur nga pandemia COVID-19, pasi përdorimi dhe gjuajtja e maskave të disponueshme, dorezave dhe pajisjeve të tjera mbrojtëse është në masa të mëdha , por agjensitë dhe partnerët e KB këmbëngulin që nëse vendosen masa efektive sasia e plastikës që hidhet çdo vit mund të shkurtohet ndjeshëm, apo edhe të eliminohet.
Disa nga faktet dhe pasojat e përdorimit të dorezave të plastikës dhe maskave një përdorimshe janë:
Ndotja e nxitur nga rritja e madhe e shitjeve të maskave:
Promovimi i veshjes së maskave si një mënyrë për të ngadalësuar përhapjen e COVID-19 ka çuar në një rritje të jashtëzakonshme në prodhimin e maskave një përdorimshme, por këto maska po hidhen në tokë dhe ujë pa kontrroll. Raportet e fundit të mediave, që tregojnë video dhe foto të zhytësve që kapin maska dhe doreza, ishin një thirrje zgjimi për shumë njerëz duke u përqendruar në çështjen e ndotjes plastike.
Një problem toksik:
Nëse të dhënat historike janë një tregues i besueshëm, mund të pritet që rreth 75 përqind e maskave të përdorura, si dhe mbeturinave të tjera të lidhura me pandeminë, do të përfundojnë në deponi ose të lundrojnë në dete. Pasojat përfshijnë rreziqet e shëndetit publik nga maska të përdorura të infektuara, dhe djegie të pakontrolluar të maskave, që çojnë në lëshimin e toksinave në mjedis, dhe në transmetimin e sëmundjeve te njerëzit.

Zgjidhjet ekzistuese mund të shkurtojnë plastikën me 80 përqind:
Sidoqoftë, kjo gjendje mund të ndryshohet për më mirë, siç tregohet nga një raport i kohëve të fundit, i gjerë, për mbeturinat plastike të botuara nga The Pew Charity Trusts, dhe nga sustainability thinktank Systemiq, me anë të alternativave të gjelbra.
Bashkëpunimi global është thelbësor:
Në analizën e korrikut të ndikimit të plastikës, qëndrueshmërisë dhe zhvillimit, UNCTAD arriti në përfundimin se politikat e tregtisë globale gjithashtu kanë një rol të rëndësishëm në uljen e ndotjes. Shumë vende kanë prezantuar rregullore që përmendin plastikën gjatë dekadës së fundit, poranaliza e UNCTAD tregon që politikat tregtare të jenë vërtet efektive, të koordinuara, duhen të kenë rregulla globale.
Promovimi i alternativave planetare dhe miqësore ndaj punës:
Ndërsa zbatimi i këtyre masave do të bënte një ndikim të madh në ndotjen plastike midis tani dhe 2040, raporti Pew / Systemiq pranon se, edhe në skenarin e tij më të mirë, pesë milion tonë metrikë të plastikës do të hidheshin akoma në oqean çdo vit. Një rritje dramatike e inovacionit dhe investimeve, që çon në përparime teknologjike, do të ishte e nevojshme për t’u marrë me çështjen gjithëpërfshirëse.

Për më tepër, UNCTAD po u kërkon qeverive të promovojnë alternativa jo toksike, biodegraduese ose lehtësisht të riciklueshme, të tilla si fibrat natyrale, lëvozhgën e orizit dhe gomën natyrale./bbgreenkosova./
Burimi: moderndiplomacy.eu