Energji e gjelbër në Norvegji dhe Shqipëri
Vendi më verior në Evropën Perëndimore, Norvegjia, vendi i diellit të mesnatës është i njohur për fiordet e tij e malet përgjatë bregdetit. Sot ky shtet është një nga vendet me mjedisin më të shëndetshëm në Europë.
Norvegjia aktivitetet mjedisore i kishte filluar që nga vitet e 60ta e deri sot, duke ulur ndotjen dhe duke krijuar teknologji të mirë për mjedisin, infrastrukturë dhe burime energjie të padëmshme për tokën.
Ky shtet fuqizohet vetëm nga energjia e gjelbër, kështu është përmendur edhe në një postim në Facebook nga Ambasada Norvegjeze në Prishtinë.
“Rreth 98 % e përdorimit të energjisë së brendshme të Norvegjisë është e gjelbër, dhe pjesa më e madhe vjen nga hidrocentralet.” thuhej në postimin në Facebook. “Fuqia hidrocentrale është diçka që kemi të përbashkët me Shqipërinë! Kompania Norvegjeze Statkraft po kontribuon në energjinë e gjelbër në Shqipëri, ku janë prezent që nga viti 2007. “
Statkraft është një kompani udhëheqëse në hidrocentralet ndërkombëtarisht dhe gjeneratori më i madh i energjisë së rinovueshme në Evropë dhe në Shqipëri që nga 2007. Grupi prodhon hidrocentrale, energji nga era, energji diellore, energji me gaz dhe furnizon ngrohje qendrore. Statkraft është një kompani globale në operimet e tregut të energjisë.
Në kuadrin e zgjerimit në tregjet ndërkombëtare, Statkraft vendosi praninë e tij në Shqipëri që nga viti 2007. Që nga kjo kohë, Statkraft ka hetuar projektet e mundshme në Shqipëri, të cilat kulmuan me vendimin e investimeve për të zbatuar Projektin e Hidrocentralit Devoll.
Aktiviteti kryesor aktual i Statkraft në Shqipëri është përfundimi i ndërtimit dhe gjenerimit të energjisë përmes Projektit të Hidrocentralit Devoll. Një komponent i rëndësishëm i operacioneve në Shqipëri është tregtimi i energjisë elektrike e gjeneruar përmes Projektit të Hidrocentralit Devoll dhe gjithashtu duke vepruar si një operator tregu për tregtimin e energjisë në Shqipëri. Operacionet në Shqipëri realizohen përmes ndërmarrjes vartëse Devoll Hydropower Sh.A. dhe Statkraft Renewables Albania Sh.p.k.
Statkraft është i hapur dhe po vazhdon të hetojë për mundësitë e mundshme për të zgjeruar investimet e tij në Shqipëri dhe në Evropën Jug-Lindore. /bbgreenkosova./
Burimi: Ambasada Norvegjeze në Prishtinë.