Dy vende të ish-Jugosllavisë ndërtojnë edhe një central nuklear?
Sllovenia dhe Kroacia janë të gatshme të marrin pjesë në ndërtimin e mundshëm të tcentralit nuklear Kërshko 2 (NEK 2), thanë zyrtarë të të dy vendeve.
Sllovenia dhe Kroacia tashmë kanë marrë pjesë në ndërtimin e termocentralit Kërshko, i cili është në pronësi gjysmë për gjysmë të kompanive të energjisë të dy vendeve, dhe mesazhet e ministrave sllovenë dhe zyrtarëve të shtetit se Sllovenia synon të ndërtojë NEK 2 janë pranuar në anën tjetër të kufirit.
Në fakt, ministri kroat i energjetikës Tomislav Qoriq tha se Kroacia nuk do të ketë asgjë kundër që të mfitojë një burim të qëndrueshëm dhe relativisht të madh të energjisë elektrike nga blloku i dytë i termocentralit Kërshko.
“Nëse Sllovenia vendos të ndërtojë një bllok tjetër dhe t’u ofrojë partnerëve të mundshëm një pjesë në financimin e këtij projekti të shtrenjtë, unë mendoj se Kroacia duhet të shqyrtojë një burim afatgjatë dhe të qëndrueshëm të energjisë elektrike”, tha Ministri Qoriq.
Kroacia, si bashkëpronare e centralit nuklear dhe vendi fqinj, aktualisht po marrin pjesë në një debat publik mbi ndikimin ndërkufitar të projektit, shtoi Qoriq.
Marrëdhënia e bashkëpronësisë e termocentralit Kërshko midis Sllovenisë dhe Kroacisë nuk ka kaluar pa mospajtime në vitet e fundit, dhe çështja e depozitimit të mbeturinave, e cila është gjithashtu një problem në marrëdhëniet me Bosnjë-Hercegovinën, aktualisht është e pazgjidhur.
Në lidhje me këtë, Ministri Kroat Qoriq përsëriti se oferta sllovene për një depo të përbashkët në Vërbina nuk është e pranueshme për Kroacinë për arsye të njohura tashmë. Gjëja kryesore është që Kroacia nuk do të jetë në gjendje të ruajë të gjitha mbeturinat e mbetura radioaktive atje.
Kroacia aktualisht prodhon rreth 60 përqind të energjisë elektrike të saj./bbgreenkosova
Burimi: Indikator.ba
Foto: Hrvatska danas