Entuziastët e natyrës: Krijohet regjistri elektronik i specieve shqiptare
Një grup qytetarësh të pasionuar pas natyrës, kanë hapur një faqe në Facebook, në të cilën postojnë fotografi të llojeve të florës e të faunës së trojeve shqiptare dhe debatojnë për identifikimin e tyre
Rrallë mund të gjesh në një vend, libër a çfarëdo forme tjetër dokumentimi të gjitha llojet e florës e faunës së trojeve shqiptare. Po ashtu, edhe atyre llojeve të cilat prezantohen, shpesh u mungojnë emrat në gjuhën shqipe, e ndonjëherë ato kanë ndonjë emërtim lokal, i cili megjithatë nuk mund të pranohet në hapësirën mbarëshqiptare.
Por, atë që nuk po e bëjnë institucionet e profesionistët, po e bëjnë entuziastët. Një grup qytetarësh të pasionuar pas natyrës, tash e sa vjet kanë hapur një faqe në Facebook të titulluar “Regjistri elektronik i specieve shqiptare”, duke shfrytëzuar kështu mundësinë që ofron teknologjia për të shkarkuar “memorien tonë virtuale në lidhje me biodokumentarzimin dhe riinventarizimin e specieve, në formë ekspeditash, përjetimesh dhe argëtimesh”.
“Kjo është një ftesë për të gjithë ata që kanë informacion të vlefshëm shkencërisht dhe të biodukumentuar në kohë dhe vendndodhje reale”, thuhet në përshkrimin e faqes.
Mundësia për të krijuar marrëdhënie interaktive po shfrytëzohet për identifikimin e llojeve të panjohura dhe familjeve e gjinive të cilave u përkasin, si dhe për t’ua gjetur atyre emërtimet në gjuhën shqipe.
Duke përshëndetur këtë nismë dhe për të ndihmuar sadopak në promovimin e saj, po botojmë disa nga fotografitë e fundit të postuara në këtë faqe, të cilat, siç mund të shihni, edhe janë mjaft cilësore. Emërtimet e llojeve dhe të autorëve janë kryesisht ashtu si i kanë prezantuar ata vetë. D. GASHI/bbgreenkosova

Merimanga; Foto: Hatixhe Çollaku Ademaj 
Flutur; Foto: Petrit Kotepano, Dardhë, Korçë 
Bengu (femër), Oriolus oriolus, Eurasian golden oriole; Foto: Valmir Gashi, Drenoc – Rahovec 
Kumria, Streptopelia decaocto, Eurasian collared dove; Valmir Gashi, Drenoc – Rahovec 
Bilbilthi kokëzi (zog i ri, femër), The Eurasian blackcap, Sylvia atricapilla; Foto: Erblin Azemi 
A. rosea, Malvaceae, Alcea; Foto: Sefedin Maliqi, Dardanë 
Lejleku i bardhë; Foto: Imri Krasqni, Lipjan 
Pelini; Foto: Anri Pashaj, Pogradec 
Bletet mbledhin polen; Foto: Keli Sara, Shkodër 
Eucaliptus (besohet se është i sjellë nga Rusia); Foto: Evris Trimi, Shkodër 
Rosalia alpina; Foto: Blerina Ibro, Shëngjergj, Tiranë 
Flutur; Foto: Ridvan Sokoli, Velipojë, Shkodër 
Bajza, Fulica atra; Foto: Elidon Shuli, Parku kombëtar Divjakë-Karavasta 
Huta, Buteo Buteo; Foto: Niku Bicja, Mali i Dajtit, Tiranë 
Pula e ujit, (Common moorhen, Gallinula chloropus); Foto: Erblin Azemi, Podujevë 
Galerida cristata Dervishi; Foto: Biolog Ariani, sektori Rinia, Durrës 
Kukuvajka; Foto: Ilir Ciko, Durrës 
Glareola pratincola; Foto: Biolog Ariani, Durrës 
Shqiponja gjarpërngrënëse (Circaetus gallicus); Foto: Valmir Gashi, Drenoc, Rahovec 
Pilivesa (Calopteryx virgo); Foto: Vedat Luma, Glloboçicë 
Pelikani kaçurrel; Foto: Ridvan Sokoli, Liqeni i Shkodrës, Zogaj 
Melanargia galathea; Foto: Besnik Hallaçi, Liqeni i zi, Radomirë 
Mjellma; Foto: Ilir Sinani, Liqeni i Tiranës 
Çafka e bardhë, Florida (thotë se gjendet edhe në Shqipëri); Foto: Erdian Xharahi 
Ketri; Foto: Gresa Berisha, Rugovë 
Gjinkalla; Foto: Niku Bicja, Parku i madh, Tiranë
Burimi: Regjistri elektronik i specieve shqiptare
Foto: Postimet në faqe
