Shkencëtarët të bashkuar në mbrojtje të bretkosave gjigande të liqenit Titikaka
Bretkosa nga liqeni Titikaka është një nga bretkosat më të mëdha në botë
Disa institucione shkencore do të bashkojnë forcat në mbrojtjen e bretkosave gjigande të rrezikuara të Liqenit Titikaka, njofton Muzeu i historisë natyrore të Bolivisë.
Është formuar një ekip ndërkombëtar i ekspertëve, dhe përveç muzeut në Bolivi, iniciativës iu bashkuan edhe Universiteti Cajetano Heredia i Perusë, Kopshti zoologjik në Denver, ShBA, OJQ-ja peruane Naturalway dhe Muzeu zoologjik dhe Universiteti katolik papnor i Ekuadorit.
Iniciativa për mbrojtjen e bretkosave Titikaka mbështetet nga Kombet e Bashkuara dhe Fondi botëror i mjedisit.
Bretkosa nga liqeni Titikaka është një nga bretkosat më të mëdha në botë.
Në fillimin e viteve 1970, oqeanografi francez Jacques-Yves Cousteau mati ekzemplarë të gjatë 50 centimetra me këmbët e tyre të pasme të shtrira.
Këta amfibë janë jashtëzakonisht të kërkuar për vetitë e tyre të pretenduara afrodiziake.
Ajo rrezikohet për shkak të ndotjes së Liqenit Titikaka, i cili ndodhet 3.800 metra mbi nivelin e detit në kufirin e Bolivisë dhe Perusë./bbgreenkosova
Burimi: BBC
Foto: ecowatch.com