Ne kemi ende mundësi për të shpëtuar nga plastika
Bota është duke shkuar në atë rrugë ku për vetëm tre dekada do të trefishohet sasia e plastikës që hidhet në oqean . Por nëse liderët qytetarë dhe biznesi i bashkojnë punët e tyre për të frenuar krizën globale të plastikës, ne mund të ulim atë 80%, sipas dy raporteve të reja që janë publikuara para disa dite.
Studimet e reja të botuara nga Pew Charity Trusts dhe SYSTEMIQ në revistën Science, tregojnë se do të ndoten deri në 1.3 miliardë tonë metrikë plastikë në ujë dhe tokë deri në vitin 2040 nëse bota nuk bën asgjë. Sipas këtij skenari, sasia e plastikës që hyn në oqeane çdo vit do të rritet në 29 milion tonë metrikë në vit deri në vitin 2040.
“Kjo është një nga statistikat më alarmante që gjetëm,” i tha Earther Sarah Baulch, një bashkëpunëtore në Pew Charity Trusts.
Sidoqoftë, nuk është tepër vonë që bota të ndryshojë kursin. Duke bashkëpunuar me ekspertë në të gjithë botën, autorët krijuan një model ekonomik të llojit të parë për të matur shkallën në të cilën plastika do të hynte në oqean deri në vitin 2040. Kjo i lejoi ata të modelojnë ndryshimet nëse ulim prodhimin e plastikës , riciklimin, dhe përdorimin.
Studimet e tyre tregojnë nëse qeveria zbaton angazhimet e tyre aktuale për të zvogëluar plastikën, ata vetëm do të zvogëlonin fluksin vjetor plastik në oqean me 7%. Vendet duhet të bëjnë investime masive për të rritur kapacitetin e riciklimit dhe të ndryshojnë prodhimin. Në përgjithësi, bota mund të kursejë 70 miliardë dollarë deri në vitin 2040 nëse ndjek një rrugë për të zvogëluar mbeturinat plastike në krahasim me mos veprimin e deri tashëm. Por edhe këto studime nëse do të zbatoheshin nuk do ta eleminonin plotësisht problemin e ndotjes plastike, do të ketë akoma midis 4 dhe 7 milion tonë plastikë në oqean në vitin 2040. Eleminimi i ndotjes do të kërkonte përparime teknologjike dhe modele të reja biznesi.
Ndotja plastike, në fund të fundit, vjen nga të gjitha llojet e gjërave, përfshirë burime të papritura si rrobat dhe makinat tona. Heqja nga të gjitha ndotjet plastike do të kërkonte rregullimin e thelbshëm të çdo sektori ekonomik. “Kjo është me të vërtetë një sfidë e madhe sepse kërkon shumë palë të ndryshme të interesit, shpesh me interes të ndryshëm të punojnë së bashku drejt një objektivi të përbashkët,” tha Eonter Yonathan Shiran, drejtori i programit në qendrën e mendimit SYSTEMIQ.
Raporti tregon që liderët botërorë kanë burime për të bërë një zgjidhje të madhe në problemin tonë me plastikën. Bërja e kësaj do të kërkonte ndryshime të mëdha por për shëndetin e planetit tonë, është zgjedhja e vetme.
Burimi: Earther.Gizmodo.com