E pabesueshme sa fluturon kondori pa rrahur asnjëherë me krahë (Video)

Njeriu dhe natyra

Kondori i Andeve, njëra prej shpesëve më të mëdha fluturuese në planet, ka fluturuar madje 172 kilometra pa rrahur me krahë.

Shkencëtarët e Institutit për sjelljen e kafshëve Max Planck, duke studiuar lidhjen mes kushteve të rrethonës dhe sasisë së përpjekjes të cilën shpesët e mëdha e bëjnë në fluturimet e tyre, ua kanë lidhur pajisjet për të dhëna kondorëve të Andeve, të cilët ua kanë bërë të mundur të shënojnë secilën rrahje me krahë, si edhe stazat e fluturimit të tyre.

“Studimi ka bërë të ditur se sasia e rrahjes më krahë të shpesëve nuk ka ndryshuar dukshëm me kushtet e motit”, thotë bashkautorja e studimit Hannah ëilliams nga Instituti Max Planck.

“Kjo do të thotë se vendimet për atë se ku të lëshohen janë vendimtare, sepse jo vetëm që kondorët duhet të jenë të aftë të fluturojnë përsëri, por edhe se ‘aterrimet’ e tyre dukshëm do të shtonin shpenzimet e tyre të përgjithshme të fluturimit”, ka shtuar ajo./bbgreenkosova

Burimi: Science Times
Foto: Paul Balfe – CC BY 2.0

Leave a Reply